Trajnim falas në Tiranë/ Lidershipi, rruga drejt suksesit!

Më datë 16 Qershor, ora 18:00, Anila Bashllari do të mbajë një leksion të hapur mbi temën e Lidershipit, në ambientet e Protik Innovation Center ku do të prezantojë konceptin e lidershipit në një mënyrë të veçantë, për të treguar që lidershipi është për këdo!
Temat kryesore për të cilat do të flitet në trajnim, janë:
– Dallimi midis menaxherit dhe liderit. Cilat jane tendencat drejt menaxhimit apo lidershipit
– 5 nivelet e lidershipit
– Pse niveli i lidershipit përcakton nivelin e efiçencës?
– Karakteristikat e një lideri
– Lidershipi është një proces, nuk krijohet brenda ditës
– Pse të jesh i ngarkuar nuk do të thotë të arrish rezultate?
Kush mund të marrë pjesë:
Studentë, të rinj që aspirojnë të zhvillojnë një jetë dhe karrierë të suksesshme dhe të jenë liderë në fusha të ndryshme.
Data: 16 Qershor, 2016
Ora: 18:00 – 19:30
Vendi: Protik Innovation Center, Tiranë, Shqipëri
Rreth Anila Bashllari:
Anila Kaba – Bashllari është themeluese e kompanisë së konsulencës dhe zhvillimit personal “Beyond Limits” dhe anëtare e John Maxëelll Team International. Ajo është eksperte e çertifikuar në fushën e zhvillimit personal dhe profesional si coach personal dhe biznesi dhe puna e saj fokusohet në trajnimin e individëve në karrierë apo grupe individësh ne fushen e lidership-it dhe komunikimit efektiv, sipermarrjes dhe mendesise se duhur drejt nje jete me te mire dhe te suksesshme.
Kur thoni falas, e keni fjalen qe nuk paguhet instruktorja e trajnimit? Po hyrja sa kushton?
Eshte e gjitha falas, edhe hyrja edhe trajnimi!
Kir eshte leksioni i radhes??Nuk pata mundesine te informohesha me shpejt ne lidhje me kete leksion.Mundeni te me dergoni email??