Trajnim falas në Shkodër

“Resurset Natyrore ne Zhvillim – NRD” NGO, eshte angazhuar ne implementimin e projektit ‘”Zhvillim Ekonomik permes pjesemarrjes se komunitetit ne vendimarrje “,nje projekt i financuar nga Ambasada Zvicerane ne Shqiperi.
Ky projekt synon institucionalizimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, në përcaktimin e përparësive të zhvillimit, planifikimit, hartimit të buxhetit dhe ofrimit të shërbimeve me cilesi e transparence.
Ne kuadrin e ketij projekti do zhvillohen nje sere aktivitetesh, ku pikenisja do jete trajnimi i nje grupi prej 50 qytetarësh, (kryesisht të rinj), banorë të Shkodrës dhe njësive administrative të perfshira ne Bashkine Shkoder dhe të bashkive të tjera të qarkut, mbi:
• ligjin e qeverisjes vendore e decentralizimin,
• sfidat e qeverisjes vendore
• metodologjitë bashkëkohore të përcaktimit të prioriteteve
• buxhetim me pjesemarrje të komunitetit.
Ky trajnim i hartuar dhe lektuar nga eksperte me te mire te fushave perkatese, do mundesoje rritjen e kapaciteteve dhe ndergjegjesimin e pjesemarresve qe mund dhe duhet te percojne zerin e tyre ne strukturat vendimarrese. Pjesemarresit do paisen me certifikate ne fund te trajnimit. Ato do angazhohen ne ndjekjen e dy survejimeve dhe ne nje faze intershipi ne zyrat e Bashkise dhe Njesive Administrative
Ky eshte nje nje start i mire per punesimin e tyre ne strukturat e qeverisjes vendore.
Ftojme te gjithe te interesuarit per te marre pjese ne keto aktivitete, te dergojne nje CV e Leter motivimi ne adresen resourcesindevelopment@gmail.com deri ne dt. 30.06.2016