Trajnim falas në Gjermani

Hapet thirrja për bursa për trajnim në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Humboldt-Universität zu Berlin, në Gjermani.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Humboldt-Universität zu Berlin, në Gjermani, për stafin administrativ të Universitetit të Tiranës që merren me marrëdhëniet me jashtë dhe koordinatorët akademik në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit të sipërpërmendur për trajnim;
Kohëzagjatja e bursave:
– 5 ditë (plus 2 ditë udhëtim) në datat 18 – 22 Shtator 2017
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor (120 EUR në ditë)
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim:
– CV(në gjuhën angleze);
– Dokumenti i aplikimit që mund ta shkarkoni në adresën:
https://www.slawistik.hu-berlin.de/…/e-app…/at_download/file
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
– Plani i mobilitetit për trajnim*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit klikoni në adresën:
https://www.slawistik.hu-berlin.de/…/staff-training-mo…/view
*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Afati për aplikim: 10 Korrik 2017
Për të aplikuar ju lutemi të dorëzoni dokumentat dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori për Marrëdhëniet me Jashtë dhe të dërgohen njëkohësisht të skanuara në adresën iro@unitir.edu.al
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al
Për më shumë informacion klikoni këtu