Trajnim falas/ Inovacioni – Instrument në rritjen e Konkurrueshmërisë

Në vijim të aktiviteteve në shërbim të biznesit që Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tiranë implementon në kuadër të projektit EEN – Albania (Enterprise Europe Network), do të organizohet FALAS në datën 21 Qershor 2016, pranë ambjenteve të Hotel Monarch trajnimi me teme “Inovacioni – Instrument në rritjen e Konkurrueshmërisë”.

Ky trajnim vjen si një bashkëpunim mes Agjensisë Kërkimore, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, për t’i nxitur bizneset drejt hulumtimit për shërbime, teknika dhe produkte të reja.

Gjatë këtij trajnimi do te njiheni dhe me instrumente financuese për SME të tilla si Horizon 2020, dhe COSME

Duke synuar që ky trajnim të jetë sa më shumë në funksionin Tuaj, dëshirojmë të jeni pjesëmarrës, Për këtë qellim po ju dërgojmë bashkëngjitur një kopje të axhendës dhe ftesës që është përgatitur për eventin.

Mirëpresim konfirmimet tuaja në: jonida_haxhillari@cci.al.

Për më shumë informacione,klikoni në këtë LINK

Leave a Comment