Trajnim falas/ “Gjuha e trupit dhe arti i negociatave”

Vështrime, dialog kulturor dhe shkëmbime të mendimeve

“Gjuha e trupit dhe arti i negociatave”

E marte, 10 maj 2016 17.30-19.30 (regjistrim&kafe prej 17.00)
Vendi Muzeumi Historik Kombetar , Tiranë

Lektori: PhD Zejnel Abendin Shehi, Drejtor i Institutit Europian për Menaxhim, Drejtësi dhe Diplomaci-Shkup, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shkencave të komunikimit.

Institutit Europian për Menaxhim Drejtësi dhe Diplomaci-Shkup, në bashkëpunim me institucionet dhe OJQ-të relevante shkencore në vend ndjejmë kënaqësi që t’ju ftojmë në evenimentin e lartpërmendur.

Programi mbulon disiplinat e politikës së jashtme, diplomacisë, politikës, shoqërisë, ekonomisë, historisë, artit dhe letërsisë, me fokus në artin e komunikimit.

Trajnimi, duke kombinuar perspektiva akademike me çështje praktike dhe njohuri në një mjedis shumëkombësh dhe në të njëjtën kohë duke ofruar mundësi për të zbuluar kulturën, historinë dhe artin e vendit, mund të konsiderohet unik në këtë kuptim.

Ky panel i ekspertëve do të ofrojnë pikëpamjet e tyre mbi atë se si ata e shohin situatën aktuale në shoqërinë tonë, me fokus në artin e negociatave dhe sfidat e ardhshme dhe perspektivat për të ardhmen e afërt.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj nëpërmjet email euinstitutesk@gmail.com
Në përfundim të seminarit pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë.

COMMENTS

Leave a Comment