Trajnim falas 6-ditor në Budva, Mali i Zi

Kush mund të aplikojë: Liderët e rinj dhe aktistë të OJF-ve të moshave 18-30 vjeç, nga Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Italia dhe Shqipëria

Trajnimi:  4-10 Prill 2016, Budva, Mali i Zi

Afati i aplikimit: 5 Mars 2016

Rreth trajnimit

OnAct është një trajnim ndërkombëtar me qëllim për të mbledhur 30 lider të rinj dhe aktivistët nga organizatat rinore nga 8 shtete: Mali i Zi (5), Serbia (5), Bosnje dhe Herzegovinë (5), Sllovenia (2), Kroacia (3), Maqedonia (5 ), Itali (2) dhe Shqipëria (2). Trajnimi synon të ndërtojë kapacitetet e OJQ-ve dhe përfaqësuesve të tyre, liderët e rinj, duke i trajnuar ata se si të përdorin rrjetet sociale dhe mediat online, si mjet për aktivizëm, promovimin e të drejtave të njeriut dhe vizibilitetin.

Aktivistët dhe liderët e rinj, të cilët do të marrin pjesë në këtë aktivitet, janë agjentët e ndryshimit dhe pika iniciativa për çdo zhvillim dhe ndryshim në komunitet dhe zhvillimin social. Projekti realizohet si partneritetit i OJQ-ve: CAZAS, Qendra Rinore Timok, Y-Peer Bosnja and Hercegovina dhe Shoqata Rinore Kastela – Triangle of Youth.

Kriteret

  • Liderët e rinj dhe aktivistë të moshave 18-30 vjeçarë;
  • Nga Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Italia dhe Shqipëria
  • Aktivë në OJQ;
  • Përfaqësuesit e minoriteteve inkurajohen të aplikojnë.

Kostot

  • Pjesmarrja në trajnim është falas;
  • Gjatë trajnimit të gjithë pjesëmarrësve do t’ju ofrohet akomodimi dhe ushqimi;
  • Shenzimet e udhëtimit do të kompesohen sipas përcaktimeve të projektit;
  • Logjistika për sa i përket udhëtimit do të rregullohet me pjesëmarrësit e zgjedhur.

Si të aplikoni

Aplikoni duke plotësuar aplikimin në këtë LINK. Për ndonjë detaj sqarues, ju lutemi kontaktoni në këtë adresë e-maili: sanja.sisovic@cazas.org

Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

COMMENTS

Leave a Comment