Top Media Group në Panairin e Punës

Në datat 28,29,30 prill 2016 ju ftojmë të vizitoni stendën e Top Media Group në Panairin e Punës në Pallatin e Kongreseve. Ju do të keni mundësi të plotësoni aplikimin tuaj për punësim në media. Mundësitë e punësimit janë të hapura në çdo sektor që ju doni të aplikoni për punësim. Vëmendje të veçantë, si edhe mbështetje do t’i jepet të gjithë të rinjëve të talentuar në aplikimin për projekte, ide për emisione, reportazhe, dokumentare televizive, si dhe radiofonike. Bashkëngjitur me formularin e aplikimit për projekte televizive, ose radifonike nevojitet edhe struktura e projektit e detajuar.
Formularët e aplikimeve do të mund ti gjeni në stendën e Top Medias. Formularët duhet të dorëzohen të plotësuara gjatë 3 ditëve të Panairit të Punës.