Tirana SME Week 2017: Speed up to Europe

Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania” me mbështetjen e Ambasadës Hollandeze dhe Cooperazione Italiana do të organizojë aktivitetin me temë “Tirana SME Week 2017: Speed up to Europe”, në datat 16 dhe 17 Nëntor 2017 pranë ambienteve të Telekom Mobile, Rruga Ibrahim Rugova, Tiranë.

Java e SME-ve është një fushatë pan-evropiane që synon të promovojë sipërmarrjen në Evropë. Aktivitete të tilla ndihmojnë sipërmarrësit ekzistues të gjejnë informacion mbi mbështetjen në dispozicion të tyre dhe përpiqen të inkurajojnë më shumë njerëz për të startuar një sipërmarrje.

Në këtë aktivitet mund të marrin pjesë , sipërmarrësit ekzistues apo potencial për Start Up, organizata të biznesit, autoritetet publike në shërbim të biznesit, institucionet e formimit profesional, etj.

Ky aktivititet dy ditor do të fokusohet kryesisht në temat si më poshtë:

· Tryezë e rrumbullakët për prodhimin “Made in Albania”

· BE-ja, një partner ekonomik

· Roli i medias në perceptimin e konsumatorit dhe rritjen e standareve të cilesisë për produktet shqiptare.

· Aksesi në financë

· Konkurueshmëria e SME-ve nëpërmjet inovacionit

Për të marrë pjesë në aktivitet, të interesuarit të dergojnë një email në adresën info@sme.al

Njoftimi zyrtar LINK

 

Share This:

Leave a Comment