Thirrje për vullnetarë pranë Milieukontakt International Albania

Milieukontakt International Albania (MIA) do të filloj procesin e pranimit të vullnetarëve në ambjentet e saj, që do të fillojnë angazhimin e tyre në muajin Mars të vitit 2016.

Qëllimi i kësaj nisme është i lidhur me mundësinë për t’ju ofruar të rinjve njohuri, praktika dhe eksperinca të mira të fituara në vite nga organizata si dhe ngritje kapacitetesh dhe aftësish të nevojshme për të ardhmen. I bëjmë thirrje të gjithë studentëve të interesuar të fakulteteve të mjedisit, urbanistikes, hidrologjise, gjeologjise dhe shkencave sociale, etj, të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në adresën e e-mail office@milieukontakt.org.

Afati i fundit për aplikim është 19/02/2016

Mosha e lejuar: 18-25 Vjec

Kush jemi ne:

Milieukotakt International Shqipëri (MIA) është një organizatë e pavarur apolitike që ka më shumë se 15 vjet eksperiencë pune me sektorin e shoqërisë civile dhe autoritetet lokale në cështjet e mjedisit, natyrës dhe zhvillimit të qendrueshëm në Shqipëri.

Tre janë elementet që udhëheqin në projektet e Milieukontakt: ndërtimi i kapaciteteve, përfshirja e qytetarëve dhe zgjidhja e problemeve mjedisore. Ne ofrojmë trajnim, asistencë teknike, mbeshtetje dhe këshillim për organizatat të cilat punojnë për qëndrueshmërinë. Milieukontakt nxit dhe mbështet përfshirjen dhe fuqizimin e qytetarëve dhe zhvillon procese për ndërtimin e strategjive gjithëpërfshirëse dhe vendimmarrëse. Ne lidhim këto procese me zgjidhjet konkrete për problemet mjedisore.

Në rast se keni pyetje apo keni nevojë për informacion më të detajuar rreth procedurës së aplikimit mund të kontaktoni në e-mailoffice@milieukontakt.org ose me tel +355(0)42256528

 

Dokumentacioni i Kërkuar:

  • – CV formati Europass
  • – Letër Motivimi (Ju lutem shpjegoni se si pjesëmarrja në aktivitet si vullnetar do të shërbejë ty nga ana profesionale dhe personale)

COMMENTS

  • <cite class="fn">Valbona</cite>

    Jam mesuese bio-kimi dhe deshiroj te marr pjese ne kete aktivitet vullnetar.Jam pak me e madhe se mosha qe keni vene ju ,ju lutem te me pranoni

Leave a Comment