Thirrje për vullnetarë

DokuFest ka hapur sot thirrjen për vullnetarë për edicionin e 17-të festivalit, i cili do të mbahet nga data 03-11 gusht në Prizren.

Vullnetarët e DokuFest duhet të jenë mbi 15 vjeç dhe ata do të ndihmojnë në menaxhimin e kinemave, në Press dhe Media qendër, në mikëpritjen e mysafirëve dhe evente, në DokuDaily, DokuKids, DokuShop dhe Doku TV.

Afati i fundit për aplikim është 15 korrik, dhe të përzgjedhurit do të njoftohen për rezultatet e aplikimit deri më 20 korrik.

Të gjithë vullnetarët e përzgjedhur të cilët do të angazhohen në këtë edicion të festivalit, do të pajisen me çertifikata për njohjen e punës së tyre vullnetare nga Departamenti i Rinisë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Nëse jeni të gatshëm për punë vullnetarë, aplikoni duke plotësuar FORMULARIN.

Leave a Comment