Thirrje për vullnetarë

*Me rastin e Javës Europiane të Lëvizjes që do të zhvillohet më 16-22 shtator 2016 në Shkodër, ftojmë të rinj e të reja të na bashkohen si vullnetarë me idetë, kreativitetin dhe mbështetjen e tyre. Aktiviteti do të jetë mjaft intensiv për 7 ditë rresht, ku do të përfshihen shumë shkolla të qytetit, organizata jo-fitimprurëse, institucione publike lokale, klube të ndryshme, individë dhe biznese.

Java Europiane e Lëvizjes organizohet çdo vit në rreth 1500 qytete europiane. Qëllimi është testimi i formave të ndryshme të lëvizjes së qëndrueshme dhe ecja përpara drejt krijimit të një strategjie për transport më të qëndrueshëm në Europë. Këtë vit Java Europiane e Lëvizjes do të mbahet nën moton ‘Lëvizje e mençur. Ekonomi e fortë’.

Aplikantët duhet të dorëzojnë një CV dhe letër motivimi.
Aplikimet pranohen deri më 25 korrik 2016, ora 24.00.
Kontakti: info@shkoderbybike.al

*Njoftim nga GO2

Leave a Comment