Thirrje për shprehje interesi/ Trajnim falas

A është organizata juaj shoqatë/organizatë personash me aftësi të kufizuara?
A dëshiron organizata juaj të forcojë kapacitetet e veta për një përfaqësim më të mirë të personave me aftësi të kufizuara?
A është organizata juaj e interesuar të advokojë për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqërinë shqiptare?
Nëse i përgjigjeni “Po” këtyre tri pyetjeve, ju jeni një organizatë e përshtatshme për të përfituar një program trajnimi FALAS (të gjitha shpenzimet e mbuluara) që planifikohet të zhvillohet në periudhën nëntor 2018 – prill 2019. Programi i trajnimit do të mbullojë një sërë temash të lidhura me mirëfunksionimin e Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara në kontekstin vendas. Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit do të marrin çertifikatë pjesëmarrjeje, ndërsa organizatat përfituese do të kenë mundësi të aplikojnë për grante të vogla në kuadër të thirrjeve për propozime që do të shpallen gjatë vitit 2019.
Për të shprehur interesin e organizatës suaj, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit dhe dërgojeni atë me e-email në adresën andi.bregu@undp.org, deri më 23 shtator 2018. Ju lutemi specifikoni në subjekt “Shprehje Interesi – Program trajnimi për OPAK”. Aplikimet do të mbahen parasysh gjatë përgatitjes së programit të trajnimit. Organizatat që plotësojnë kërkesat për të marrë pjesë në trajnim, do të njoftohen për kohën e zhvillimit të trajnimit brenda muajit nëntor 2018.
Sikurse është specifikuar në Ligjin për Përfshirjen dhe Aksesueshmërinë e Personave me Aftësi të Kufizuara (Ligji 93/2014, Neni 3) “Organizatë e personave me aftësi të kufizuara” është çdo organizatë jo-fitimprurëse, ku personat me aftësi të kufizuara ose prindërit e tyre kanë shumicën e cilësuar në vendimmarrje.
Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.