Thirrje për Shprehje Interesi/ Projekti DIBRA: Turizëm dhe Traditë

Loading...

Për vënien në funksion të objekteve speciale akomoduese turistike (shtëpi pritëse/hostel dhe kampingje) nga projekti D2T.

Përshkrimi i Thirrjes:

Kjo thirrje është në kuadër të projektit DIBRA: Turizëm dhe Traditë (D2T), që financohet nga USAID, Ambasada Suedeze dhe zbatohet nga ALCDF (Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale), në partneritet me Bashkinë Dibër dhe CNVP Shqipëri.

Ky projekt kërkon të kontribuojë në rritjen e numrit të të punësuarve, veçanërisht të të rinjve dhe grave në zonën e Dibrës, dhe në shtimin e të ardhurave të familjeve dibrane që janë të përfshira në sektorin e turizmit.
Qëllimi i kësaj thirrje është që të mbështesë iniciativat e dibranëvë që kërkojnë të vënë në funksion të shërbimit turistik si objekte speciale akomoduese turistike (shtëpi pritëse/hostel dhe kampingje) si biznese të qëndrueshme dhe për një kohë sa më të gjatë.

Projekti D2T kërkon të mbështesë iniciativat pёr krijimin e objekteve speciale akomoduese turistike, me një fond në dispozicion prej 40,000$. Fondi mbështetës nga projekti D2T për një objekt akomodues turistik është të paktën 2000$ dhe maksimumi 4000$ nga projekti. Fondi total pёr cdo ndërhyrje duhet të jetë minimalisht 4000$. Gjithashtu kërkohet që aplikuesi të mbulojë me vetë-kontribut minimalisht 50% të vlerës totale të ndërhyrjes. Pёr shembull; Nёse vlera totale e investimit ёshtё 8000 $, 50% e vlerёs sё tij do tё mbulohet nga projekti D2T pra 4000$, dhe 50% do tё jetё kontribut i aplikantit me vlerё 4000$. Preferohet qё aplikanti tё ofrojё vlerё mё tё madhe kontributi se 50%.

Projekti D2T do të mbështesë ato shprehje interesi që kërkojnë të ndërhyjnë me vënien në funksion të objekteve speciale akomoduese turistike që shtrihen në zonat ku janë fshatrat turistikë, shtigjet turistike, itineraret dhe që janë afër burimeve natyrore dhe monumenteve historiko-kulturore. Gjithashtu do të kenë prioritet ndërhyrjet që kërkojnë të përmirësojnë infrastrukturën e shtëpive tradicionale dhe karakteristike, duke rruajtur vlerat e traditës dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimit turistik në këto familje që janë të angazhuara për të hyrë në këtë biznes për një periudhë sa mё të qёndrueshme, dhe tё demostrojnë gadishmëri për tu përfshirë në aktivitetet e projektit D2T.

Kush mund tё aplikojё:
Kjo thirrje është e hapur për të gjithë ato aplikantë që plotësojnë këto kritere:
– Të jenë banorё/rezidentë me qëndrim të përhershëm në fshatrat e Dibrёs qё ndodhen afër 5 shtigjeve kryesore turistike (deri nё 2km) tё përcaktuara nga projekti D2T, që janë:
o Shtegu Turistik i “Korabit”, me fshatrat Vleshё, Cernjeve, Rade, Sterdok,Tejes (Gryka e Radomirёs);
o Shtegu Turistik “Kastriot – Gramё”, me fshatrat Kastriot, Velez, Vrenjt,
Limjan, Sohodoll dhe Zimur;
o Shtegu Turistik “Lugina e Shёrimit” me qendrat e banuara në
Peshkopi, Begjunec, Bellovё, Rabdisht, Cerjan, Zagrad;
o Shtegu Turistik “Setё-Liqenet e Lurёs” me fshatrat Arras, Sinё,
Cidhёn, Gurrё Lurё dhe Fushë-Lurë;
o Shtegu Turistik “Kёrcin – Hinoskë” me fshatrat Kёrcisht i poshtёm dhe
i Epёrm, Pocest, Obok (Katundi i Vogël), Popinarё, Trepcё, Ilnicё,
Melan.
– Tё zotёrrojnё dokumentacionin e pronёsisё sё shtёpisё apo truallit (Certfikatë pronësie);
– Tё mos jenë në ndjekje penale (Dëshmi penaliteti);
– Tё jenë të gatshëm dhe në gjendje të kontribojnë minimalisht 50% tё vlerës totale të investimit në objektin akomodues turistik.

Si mund tё aplikoni?
Individët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave të projektit D2T, me këtë adresë “Zyra e Informacionit Turistik”, Bulevardi Elez Isufi, Peshkopi, tek kordinatori lokal Z. Zenulla Mehmeti, dokumentacionin e mëposhtëm:

– Letrёn e interesit sipas formatit tё dhёnё nga projekti D2T (Aneks 1). Ky format duhet tё plotёsohet me kompjuter dhe jo me shkrim dore;
– Letrën e Angazhimit të firmosur dhe plotësuar sipas formatit të dhënë në Aneksin 2;
– Fotokopje të Kartës së Identitetit (ID) tё personit qё aplikon;
– Dёshminё e penalitetit (lёshuar nё 3 –muajt e fundit), origjinale;
– Çerifikatёn e pronёsisё sё objektit dhe truallit ku do kryhet ndёrhyrja (fotokopje në aplikim dhe të noterizuar në hapat e mëtejshme nëse zgjidhet te aplikimet fituese), të shoqëruar me kartelen e pronesisë dhe hartën treguese;
– Autorizimin noterial për personin që aplikon (nëse nuk është pronari) nga pronari i shtëpisë ose truallit ku do të kryhet ndërhyrja, për të aplikuar.

Cfarё ndёrhyrje mund tё ndёrmeren?
Aplikimet mund të parashikojnë të ndërhyjnë me këto lloje punimesh dhe pajisjesh si më poshtë:
– Rehabilitim/rikonstruksion banesë ekzistuese dhe/ose ambjenteve te brendëshme, me objekt shtёpi pritёse ose hostel, duke ruajtur traditёn dhe stilin karakteristik rural;
– Furnizimin me pajisje dhe orendi tё nevojshme pёr shёrbimin, funksionalitetin dhe;
– Energjinë e rinovueshme të shtёpisё pritёse apo hostelit (panele diellore apo teknologji tё tjera inovative);
– Ndёrtimin dhe vёnie nё funksion tё kampingjeve me ndërhyrje në; Rrethim mbrojtёs tё ambjentit; Rregullim dhe sistemim i pejsazhit rreth e rrotull; Tualete, dushe dhe pajisje tё tjera higjenike pёr menaxhimin e mbetjeve; Etj.

Kur do dorёzohet aplikimi?
Aplikimi do tё dorёzohet pranё Zyrёs sё Informimit Turistik Dibёr, me këtë adresë; Bulevardi Elez Isufi, Peshkopi, tek kordinatori lokal Z. Zenulla Mehmeti, dhe me zarf të mbyllur dhe të firmosur nga aplikanti. Aplikimet do të pranohen deri me datё 16 Prill 2018, ora 17:00. Kjo thirrje do tё jetё e hapur vetёm pёr njё raund. Pёr cdo informacion mё tё mёtejshёm, ju lutemi kontaktoni:

Pranё Zyrёs sё Informimit Turistik Dibёr, me këtë adresë; Bulevardi “Elez Isufi”, Peshkopi; dhe kёto persona:
Lindita Manga; (lmanga@alcdf.org)
Besnik Alku; (balku@alcdf.org)
Zenulla Mehmeti: (mehmeti68@yahoo.com)

Me poshte gjeni formularin e aplikimit dhe thirjen:

https://www.dropbox.com/…/Annex%201-shprehje%20interesi-fin…

https://www.dropbox.com/…/Ankesi%202-letra%20e%20angazhimit…

https://www.dropbox.com/s/yvoht9ruvoodkc6/Thirja_Z.docx?dl=0

Loading...

Leave a Comment