Thirrje për shprehje interesi nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Në kuadër të Programit Interreg IPA i Bashkëpunimit Ndërkufitar Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2014-2020, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, si Koordinatori Kombëtar i Asistencës së BE, fton të interesuarit për të shprehur interes për shpalljen në vijim:
Ekspertizë për forcimin e kapaciteteve të përfituesve shqiptarë të thirrjes së parë për projekt propozime, Programi Interreg IPA Bashkëpunimi Ndërkufitar “Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2014-2020″.
Sa më sipër, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) synon të kontraktojë një ekspertizë të jashtme afatshkurtër për të ofruar mbështetje për përfituesit shqiptarë të thirrjes së parë në çështjet që lidhen me zbatimin e projekteve.

Procedura e aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:

– Curriculum vitae (CV) në formatin Europass në anglisht;
– Letër motivimi në anglisht ku të shpjegojnë, ndër të tjera, vizionin e tyre për këtë ekspertizë, eksperiencat e mëparshme, si dhe ofertat financiare);
– Fotokopje të diplomës/ave universitare;
– Dokumente të tjera mbështetëse mbi eksperiencën e mëparshme (letra reference, certifikata, etj.).

Për më shumë detaje, lutemi të konsultoni Termat e Referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit brenda datës 6 Gusht 2018, ora 16.00, në adresën si në vijim: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Drejtoria e Fondeve të BE-së, Bulevardi Gjergj Fishta, Nr. 6, Tiranë, Shqipëri.
Subjekti: “Aplikim për Ekspertizë për forcimin e kapaciteteve të përfituesve shqiptarë në kuadër të thirrjes së parë për projekt propozime, Programi Interreg IPA Bashkëpunimi Ndërkufitar “Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2014-2020″.
Vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen për intervistë.

Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.

Leave a Comment