Thirrje për propozime mbi krijimin e Qendrës Kombëtare të Burimeve për Shoqërinë Civile

Që prej muajit gusht 2009, Bashkimi Evropian ka financuar ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi përmes mekanizmave rajonale të tilla si “Asistenca Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile (TACSO)” të zbatuara si pjesë e Instrumentit të Ndihmës për Shoqërinë Civile – Civil Society Facility (CSF).
Projekti aktual i TACSO ka përfunduar në nëntor 2017 dhe tashmë është planifikuar një fazë e re e tij për të vazhduar aktivitetet në mbështetje të OSHC-ve në nivel rajonal. Si rrjedhim, shumica e aktiviteteve specifike të vendeve të ndryshme janë planifikuar si pjesë e Qendrës Kombëtare të Burimeve (QKB) për Shoqërinë Civile.
Qëllimi i thirrjes është të përzgjidhet një organizatë ose një konsorcium që do të ngrejë dhe operojë Qendrën Kombëtare të Burimeve për Organizatat e Shoqërisë Civile për të mbështetur zhvillimin e këtij sektori në Shqipëri dhe për të rritur më tej bashkëpunimin ndërmjet OSHC-ve, komunitetit të donatorëve, institucioneve shtetërore dhe aktorëve të tjerë relevantë .
Kjo thirrje për propozime do të rezultojë në dhënien e një granti të vetëm i cili do të ketë një kohëzgjatje maksimale prej 36 muajsh.
Buxheti total i thirrjes është 500,000 (EUR)
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 15.06.2018 ora 12.00 (Sipas orës së Brukselit)
Për më shumë informacione në lidhje me misionin dhe aktivitetet e TACSO mund të vizitoni faqen www.tacso.org
Për më shumë informacion në lidhje me thirrjen mund të referoheni në linkun më poshtë: