Thirrje për pjesmarrje me bursa në European Forum Alpbach

Të rinjtë e sotëm do t’i japin Europës formën e së nesërmes. Me bursat e ofruara nga organizata jonë ne synojmë
t’i prezantojmë atyre prespektivën Europiane dhe t’i motivojmë ata për këtë prespektivë.
Thirrjet për pjesmarrje ne European Forum Alpbach me bursa janë hapur tashme dhe do të zgjasin deri me 30 Mars 2018!
Formumi parashikon shkëmbim informacioni shkencor dhe dialog ndërkufitar dhe ndërkombëtar.
Bursa mbulon pjesëmarrjen në seminare, sesionet e pushimit dhe diskutimet e organizuara nga Forumi Europian i Alpbach-ut.
Thirrja për aplikim i drejtohet të gjithë personave nën 30 vjeç, të cilët dëshirojnë që të jenë pjesë e këtij Forumi prestigjoz.
Pjesëmarrësit janë të lutur që të marrin me vete çantat e tyre të mbushura me ide të reja për shkencën dhe shoqërinë.
Informacionin shtesë mbi datat, modalitetet dhe kërkesat mbi aplikimin për pjesmarrje me bursë në European Forum Alpbach mund ta gjeni në website: www.alpbach.org/scholarships.
Periudha e vlefshme për aplikimet: 21 shkurt 2018 – 30 Mars 2018