Thirrje për pjesëmarrje në Programin e të Rinjve 2018

Loading...

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit “Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri. (SENiOR-II)”, mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN), po zbaton një sërë aktivitetesh të planifikuara me qëllim Forcimin Institucional i OSHC-ve. Në kuadër të aktiviteteve të kësaj pakete për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të vogla dhe atyre të reja, REC Shqipëri do të organizojë një kurs trajnimi një javor të quajtur, “Programi i të rinjve”, më datat 12-17 Mars 2018.

Programi i kursit përbëhet nga disa module leksionesh mbi organizimin, menaxhimin, dhe administrimin e OJFve, motivimin e anëtareve, vullnetarizmin, si të shkruajmë një projekt-propozim dhe gjetjen e fondeve. Kursi do të zhvillohet gjatë një jave, ku çdo modul e vë theksin tek mësimi teorik dhe praktik mbi tematikat e përzgjedhura.

Ftohen të aplikojnë anëtarë të rinj të OJF-ve, të cilët kanë dëshirë të zhvillojnë më thellë njohuritë e tyre dhe të japin kontributin e tyre në forcimin e mëtejshëm të organizatës që ata përfaqësojnë.

Për të shprehur interesin tuaj për pjesëmarrje, duhet të dërgoni një shprehje interesi nga Drejtuesi i Organizatës që ju përfaqësoni si dhe të plotësoni formularin e aplikimit.

Meqë fokusi i këtij kursi trajnimi është përfshirja më e madhe e të rinjve në radhët e shoqërisë civile në Shqipëri, mosha e aplikantëve nuk duhet të jetë më e madhe se 30 vjeç.

Aplikimet duhet të dërgohet në adresën e e-mailit: DRuci@rec.org , brenda datës 24 Shkurt 2018.

Për më shumë informacion mund të kontaktoni me:

Daniela Ruçi | Project Manager The Regional Environmental Center (REC), Country Office Albania

T +355 4 223 2928 | F +355 4 223 2928 | E: DRuci@rec.org ; rec.albania@rec.org | St. Ismail Qemali, No. 27 Tirana, Albania : P.O.Box 127 | W http://albania.rec.org

Loading...

COMMENTS

Leave a Comment