Thirrje për pjesëmarrje në programin e forcimit të kapaciteteve për rrjetet dhe koalicionet e OSHC-ve

Rrjetet dhe koalicionet e organizatave të shoqërisë civile (OSHC-ve) përfaqësojnë një vlerë të  shtuar për forcimin e bazës së operimit dhe rritjen e sinergjisë përmes shkëmbimit  të vlerave dhe objektivave të përbashkëta.

Duke synuar përmbushjen e qëllimeve dhe objektivave, rrjetet dhe koalicionet e formalizuara dhe jo të formalizuara të OSHC-ve kanë nevojë për rritje të kapaciteteve me qëllim rritjen e efektivitetit dhe fuqizimin e qendrueshmërisë së tyre.

Në kuadër të komponentit të forcimit të kapaciteteve të projektit TACSO, Zyra e projektit TACSO për Shqipërinë ka planifikuar zhvillimin e një programi të rritjes së kapaciteteve, të shoqëruar me asistencën e nevojshme teknike për tetë rrjete të OSHC-ve në fushat e zhvillimit organizativ, planifikimit strategjik dhe menaxhimin e OJF-ve, krijimin e partneriteteve, ciklin e menaxhimit të projektit, avokatësia dhe lobimi për ndryshim social, etj.

Rrjetet dhe koalicionet e interesuara janë të ftuara të apikojnë për të qenë pjesë e programit  dhe të identifikojnë së bashku me zyrën e Projektit TACSO,  nevojat dhe prioritetet e tyre lidhur me asistencën teknike për fushat e lartpërmendura.

Kalendari i detajuar i programit për secilën temë do të diskutohet  bashkarisht me përfaqësues të rrjeteve të përzgjedhur në një takim të veçantë që do të organizohet në gjysmën e parë të muajit Mars  2017. Të gjitha shpenzimet që lidhen me pjesëmarrësit e rrjeteve të përzgjedhura në Programin ‘Ngritja e Kapaciteteve’ do të mbulohen nga projekti TACSO.

Rrjetet të cilat do të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në programin e zhvillimit të kapaciteteve duhet të dërgojnë dokumentat e mëposhtëm:

  • CV-në e rrjetit në formatin e BE-së (nëse është formal, ose jo-formal)
  • CV-të (në formatin e BE-së)e organizatave anëtare të rrjetit ose koalicionit nëse është i paformalizuar
  • Letër motivimi ku të jenë shprehur nevojat për asistencën teknike për temat e lartpërmendura.

në e-mailin: info.albania@tacso.org deri më 3 mars 2017, me subjektin Application for Capacity Building Program for Networks and Coalitions in Albania.

Vetëm rrjetet e përzgjedhura do të kontaktohen lidhur me zhvillimet e mëtejshme.

Leave a Comment