Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën e Akademisë së të Rinjve të OKB-së

Afati i aplikimit: 1 Shtator 2015
Kush mund të aplikojë?

Studiues, kërkues dhe profesionistë të rinj nga e gjithë bota

Vendi: Bukuresht, Rumani

Datat e eventit: 6-8 Nëntor 2015

Përshkrimi

Edicioni i këtij viti në Konferencën e Akademisë së Kombeve të Bashkuara për të Rinj do të konsistojë në diskutime me qëllimin për t’iu përgjigjur pyetjes “Cilat janë sfidat e OKB-së me të cilat po përballet në vitin 2015?” Përmes këtij eventi janë të ftuar studiues, kërkues dhe profesionistë të rinj për të paraqitur punën e tyre kërkimore dhe reflektime mbi temat e mëposhtme:

  • Paqja dhe siguria
  • Të drejtat e njeriut
  • Zhvillim ndërkombëtar

 

Gjithashtu, programi përfshin leksione nga ekspertë, studiues dhe profesorë në tre fushat kryesore të diskutimit. Megjithatë, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin dhe të ndajnë mendimet e tyre gjatë aktiviteteve sociale. Prandaj, gjatë tri ditëve të konferencës, do të banojnë në një mjedis interaktiv dhe, ku do të ndërthuren rrjeti social dhe professional. Ngjarja do të zhvillohet në Bukuresht, Rumani në datat 6-8 nëntor 2015.

Kostot

60 EUR (pa akomodimin), 100 EUR (me akomodimin)

Tarifa e pjesmarrjes përfshin:

  • Akomodimin
  • Drekat
  • Kafet
  • Çertifikatë pjesmarrje
  • Akses në evente sociale

Si të aplikoni?

Për t’u regjistruar në Konferencë, ju duhet të plotësoni Formularin dhe ta dërgojnë atë së bashku me abstrakten e paper-it tuaj akademik në adresën e e-mailit: ac@unyouth.ro.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

 

Leave a Comment