Thirrje për pjesëmarrje/ Konferenca për të rinj 2019

Konferenca do të bëjë bashkë 58 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të rajonit: Maqedonia Veriore, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Italia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe të ftuar nga organizata partnere nga Gjermania, Franca, Polonia në rolin e trajnuesve.
Konferenca Ndërkombëtare e të Rinjve do të ofrojë mbulimin e shpenzimeve për 58 pjesëmarrës, duke përfshirë akomodimim, ushqimin dhe 80% të shpenzimeve të udhëtimit. Pjesa tjetër e pjesëmarrësve, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet e tyre, dhe për këtë do të njoftohen me e-mail.
Kriteret:
-liderë të rinj, të rinj aktivë, si dhe përfaqësuesit e rrjeteve rinore;
-duhet të merrni pjesë gjatë gjithë kohëzgjatjes së konferencës;
-duhet të keni aftësi për të komunikuar në anglisht gjatë konferencës;
-duhet të jeni mbi 18 vjeç.
Aplikimi duhet të bëhet online. Thirrja për pjesëmarrës është e hapur deri më 25 gusht 2019. Nëse keni pyetje, dërgoni email në adresën: conference2019@krusevoconference.org.mk .
Për të aplikuar klikoni në këtë LINK.