Thirrje për pjesëmarrje/ Akademia Rajonale e Udhëheqjes e Grave Social-Demokrate

Akademia synon të sjellë politikanet dhe aktivistet femra të Ballkanit Perëndimor në një mundesi të gjerë për të luftuar për një shoqëri të barabartë, të zhvilluar, me përgjegjësi, bazuar në vlerat evropiane të paqes dhe mirëqenies – një shoqëri miqësore për gratë.
Fondacioni Friedrich-Ebert, zyra në Beograd, në bashkëpunim me Akademinë e Lidershipit së Grave (Serbi), organizon një program edukimi politik për gratë që janë anëtare të partive dhe organizatave politike social-demokrate që vijnë nga rajoni i Ballkanit. Akademia përbëhet nga dy evente, një seminar 5-ditor në Serbi, 23-27 Tetor 2019 në Borkovac, Ruma dhe Konferenca Ndërkombëtare në Mal të Zi (Podgorica), në fund të nëntorit.
Akademia mbështetet nga Friedrich-Ebert-Stiftung, Dialogue SOE dhe Fondacioni Max van Der Stoel.
Organizatorët do të mbulojnë të gjitha kostot që lidhen me aktivitetet e Akademisë: shpenzimet e udhëtimit, akomodimin, ushqimin dhe materialet e nevojshme.
Të gjitha aplikantet e interesuara duhet të plotësojnë formularin e aplikimit, duke klikuar në këtë LINK.
Për më shumë informacione rreth eventeve të Akademisë, kritereve dhe procesit të aplikimit i gjeni duke klikuar në këtë LINK.
Afati i aplikimit është 18 shtator 2019.