Thirrje për nominime/ Konferencë nga UNITED në Maqedoni

Përshkrimi
UNITED fton organizatat tuaja për të nominuar një delegat për Konferencën e UNITED pranë liqenit të Ohrit, Maqedoni: “Living together: Transform a divided past into our common future”
UNITED fton aktivistë nga organizatat kundër diskriminimit për t’iu bashkuar konferencës që do zhvillohet nga 26 tetor 2016 deri më 31 tetor 2016, ku ata do të punojnë së bashku për të gjetur strategji të përbashkëta për të trajtuar situatën aktuale në Evropë.
Kriteret
Konferenca është planifikuar për 75 pjesëmarrës (që jetojnë në vendet e Këshillit të Evropës), që përfaqësojnë organizata kombëtare/ndërkombëtare antiraciste, antifashiste, refugjatët, si dhe organizatat për të drejtat e minoriteteve;
Grupe aktive nga e gjithë Evropa janë gjithashtu të ftuar;
Nominime nga organizata që punojnë me minoritete dhe për tema që lidhen me antidiskriminimin, “hate speech” dhe krimet e urrejtjes.
Kostot
Para nominimit, ju lutemi lexoni kushtet financiare duke klikuar në këtë LINK
Si të aplikoni?
Organizatat e interesuara në nominimin e një delegati duhet të plotësojnë formularin e shprehjes së interesit online, para datës 15 Gusht 2016. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të informohen për rezultatin e zgjedhjes së tyre dhe do të marrin informacion të mëtejshëm me e-mail rreth datës 5 shtator 2016.
Për më shumë informacione, klikoni në faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK.