Thirrje për Ekspertë të Forcimit Institucional dhe Qëndrueshmërisë Organizative të Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC)

Qendra Rajonale e Mjedisit në Shqipëri (REC-Shqipëri) është duke zbatuar programin “Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në fushën e Mjedisit në Shqipëri (SENiOR-II) i financuar dhe mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN). Ky program, si vazhdim i një programi të mëparshëm synon të mbështesë organizatat e shoqërisë civile në dy drejtime kryesore, rritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen financiare. Një nga drejtimet kryesore të mbështetjes së shoqatave është dhe forcimi i tyre si institucione e rritja e qëndrueshmërisë së tyre përmes dy trajnimeve në grup dhe coaching individual për secilën nga organizatat. REC Shqipëri përmes një procesi grantimi ka mbështetur financiarisht 14 Organizatat të Shoqërisë Civile Mjedisore me Grante Operacionale për periudhën 2017-2018, të cilat do të jenë dhe fokusi kryesor i punës për forcimin institucional. Për këtë qëllim REC Shqipëri kërkon që gjatë trajnimeve në grup si dhe gjatë zhvillimit të aktiviteteve të këtyre organizatave të ketë dhe ndihmesën e 2 (dy) ekspertëve vendorë që kanë përvojë në pjesën e forcimit institucional të organizatave të shoqërisë civile. Gjatë aktivitetit të tyre për këto organizata do të ketë dhe një vetë-vlerësim të Qëndrueshmërisë së tyre Organizative bazuar dhe mbi udhëzuesin e përgatitur nga REC. Bazuar mbi këtë dokument, OShC-të do të bëjnë një vetëvlerësim të bazuar mbi komponentët e mëposhtëm:
• Zhvillimi i drejtimeve strategjike,
• Zhvillimi i burimeve njerëzore,
• Menaxhimi financiar,
• Proceset organizative,
• Menaxhimi i programeve,
• Infrastruktura, dhe
• Lidhjet ndër organizative.
Detyrat e përgjithshme të ekspertëve
1. Pjesëmarrja aktive në dy trajnimet e Qëndrueshmërisë Organizative të cilat REC Shqipëri do të organizojë me OShC-të që kanë përfituar grante operacionale;
2. Të familjarizohen me Udhëzuesin e Qëndrueshmërisë Organizative që do të përdoret për vetëvlerësimin e organizatave;
3. Të trajnojnë OShC-të në mënyrë individuale në lidhje me vetëvlerësimin e tyre dhe me planin e tyre të zhvillimit (secili ekspert do të ketë 7 OShC me të cilat do të angazhohet); dhe
4. Të përgatisin një raport të shkurtër për secilën nga OShC-të në lidhje me ecurinë e tyre për forcimin institucional.
Kërkesat në lidhje me ekspertët:
– Diplomë universitare në shkencat ekonomike, sociale apo mjedisore;
– Përvojë të provuar në lidhje me vlerësimin e OJF-ve, planet e zhvillimit dhe strategjitë e tyre dhe me aspekte të tjera që lidhen me forcimin institucional të tyre;
– Njohuri të mira në përdorimin e paketës Microsoft Windows Office dhe njohuri të mira të gjuhës angleze;
– Aftësi të provuara raportuese dhe trajnuese; dhe – Mundësi për të lëvizur brenda Shqipërisë.
Kohëzgjatja e përfshirjes: Në bashkëpunim me REC Shqipëri, pritet që kohëzgjatja e përfshirjes së ekspertëve të jetë Shkurt – Korrik 2018 (me kohë të pjesshme).
Vendndodhja: Dy trajnimet e organizuara nga REC Shqipëri do të mbahen në Tiranë ndërkohë që trajnimi i organizatave do të bëhet në zyrat e tyre (një pjesë e organizatave janë në Tiranë ndërsa një pjesë jashtë Tirane. Në rastet kur eksperti duhet të udhëtojë jashtë Tirane, ato mund të përdorin makinat e tyre ose atë të REC Shqipëri (kur është e disponueshme). Kompensimi për lëvizjet jashtë Tirane, dietat dhe akomodimin do të bëhet bazuar mbi rregullat e REC Shqipëri.
Ekspertët duhet të kenë laptop e tyre për të bërë aktivitetin në terren apo për shkrimin e raporteve. Afati i aplikimit: Kandidatët e interesuar janë të lutur të sjellin CV (sipas formatit Europass) dhe një letër shprehje interesi tek info.albania@rec.org jo më vonë se 15 janar 2018 (05.00 P.M.).
Shënim i rëndësishëm: Vetëm kandidatët e short-listuar do të ftohen për një intervistë.
Për më shumë informacion lidhur me këtë program mund të kontaktoni në zyrën e REC në Shqipëri me:
Rezart Kapedani
REC Shqipëri Rr. Ismail Qemali, Nr. 27 Kutia postare 127, Tirana, Shqipëri E-mail: RKapedani@rec.org Tel/faks: +355 4 223-2928; Internet: http://www.senior-a.al ose http://albania.rec.org/