Thirrje për ekspert/ Projekti D2T

Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale (ALCDF) në kuadër të projektit Diber: Trails and Tradition (D2T), financuar nga USAID dhe Ambasada Suedeze, kërkon ekspert për Identifikimin e 5 Shtigjeve Turistike në Bashkinë Dibër.
Ky projekt ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e numrit të të punësuarve, veçanërisht të rinjve dhe grave në zonën e Dibrës dhe në shtimin e të ardhurave të familjeve dibrane që janë të angazhuara ose do të angazhohen në sektorin e turizmit.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë propozimin teknik dhe ofertën financiare nëpërmjet e-mail tek këto adresa: lmanga@alcdf.org dhe info@alcdf.org, brenda datës 23 Prill 2018.
Për më shumë informacion i gjeni tek ToR që janë në linkun: www.alcdf.org; www.prexalbania.com; dhe faqen e facebook të ALCDF dhe Dibra Turizëm dhe Traditë si dhe për informacion shtesë mund të kontaktoni në numrin e telefonit 044518628.
Gjeni ToR në linkun më poshtë:
https://www.dropbox.com/…/ToR%20-trail%20%20expert_publikua….