Thirrje për bursa/ Studime në Universitetin Eberswalde në Gjermani

Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete, për semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019, për studentët e Fakultetit të Ekonomisë, UT në Universitetin Eberswalde në Gjermani.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor (1 semestër);
– Master (1 semestër);
Fushat e studimit:
– International Forest Ecosystem Management (zhvillohet pjesërisht në gjuhën angleze, studenti do të duhet të zgjedhë nga modulet e ndryshme të të gjithë programit të studimit) – vetëm për studentët Bachelor
-Landschaftsnutzung und Naturschutz (German-C1)/Përdorimi dhe ruajtja e peizazhit – vetëm për studentët Bachelor
– Forstwirtschaft (German-C1)/Pylltari – vetëm për studentët Bachelor
– Regionalentwicklung und Naturschutz (German-C1)/Zhvillimi rajonal dhe ruajtja e natyrës – vetëm për studentët Master
– Sustainable Tourism Management /Nachhaltiges Tourismusmanagement (German C1 & English B2) – Menaxhimi i Turizmit të Qëndrueshëm/Menaxhimi i Turizmit të Qëndrueshëm (Gjermanisht C1 & B2) – vetëm për studentët Master
*Kini kujdes pasi Fusha e studimit të mësipërm mund të mos ofrohet e gjitha në gjuhën angleze
por mund të ofrohet dhe pjesërisht në gjuhën gjermane.
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor 800 Euro në muaj për studentët;
– Kostot e udhëtimit (275 Euro)
*Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
-CV (në gjuhën Angleze/Gjermane);
– Kopje e pasaportës;
-Vërtetim studenti (e përkthyer në Gjuhën Angleze/Gjermane);
-Listë notash (e përkthyer në Gjuhën Angleze/Gjermane);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze/gjermane;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1 ose Gjermanisht B2 në bazë të programit të studimit qëdo të ndiqni);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Eberswalde lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
-CV (në gjuhën Angleze/Gjermane);
– Kopje e pasaportës;
– Diplomë e nivelit Bachelor;
-Listë notash bachelor (e përkthyer në Gjuhën Angleze/Gjermane);
-Vërtetim studenti (e përkthyer në Gjuhën Angleze/Gjermane);
-Listë notash master (e përkthyer në Gjuhën Angleze/Gjermane);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze/gjermane;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1 ose Gjermanisht B2 në bazë të programit të studimit që do të ndiqni);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Eberswalde lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Afati për aplikim: 8 Nëntor 2018!
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e
Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.