Thirrje për bursa/ Studime në Universitetin e Teknologjisë në Lituani

Universiteti i Teknologjisë Kaunas (KTU) në Lituani ofron mundësi të shumta për të mbuluar koston e studimeve në universitet. Mos humbisni mundësinë për të qenë të pavarur dhe për të përmirësuar aftësitë tuaja drejtuese.
KTU ofron një mundësi për të studiuar pa pagesë për studentët nga e gjithë bota, të cilat kanë arritur rezultate të shkëlqyera në shkollë.
Të gjithë studentët, të cilët do të aplikojnë për këtë mundësi do të bëhen automatikisht kandidatë për të fituar një bursë për vitin e parë të studimeve Bachelor ose Master.
Nëse ju përzgjidheni, gjatë studimeve në këtë universitet do të keni mundësinë të përfitoni mbështejtje të tjera financiare. Ju do të mund të aplikoni për sponsorizime, bursa stimuluese dhe grante akomodimi.
Afati i fundit i aplikimit: 30 korrik 2019
Për më shumë informacione rreth bursave që ofrohen, klikoni në këtë LINK.