Thirrje për Bursa Doktorature në Gjermani

Afati: 20 Gusht 2015
E vlefshme për: Kandidatët me diplomë Master, njohës të Anglishtes, Gjermanishtes dhe një gjuhe të dytë të huaj
Bursa: 1,365 Euro në muaj, plus kompesim të shpenzimeve të udhëtimit, grante për shpenzimet materiale, si dhe shpenzimet e kujdesit për fëmijët

Përshkrimi

Shkolla e Lindjes dhe Juglindjes së Studimeve Evropinane është një institucion i përbashkët i Ludvig-Maximilians-Universitetit të Mynihut dhe Universitetit të Regensburgut. Ajo është financuar nga Iniciativa e Ekselencës e Qeverisë Gjermane Federale dhe shtetërore e qeverisë gjermane.

Duke filluar nga 15 nëntori i vitit 2015, kjo Shkollë ofron pozicionet e mëposhtme të doktoraturës:

2 Pozicionet si një punonjës i asociuar kërkimi me kohë të pjesshme (65%) – dhe 2 Bursa PhD.

Pozicionet e Asociuara në Kërkim

Këto pozicione janë caktuar për të kryer një projekt të pavarur Doktorature. Shpërblimi është i bazuar në Grade E 13 (65%) e rrogës së Shërbimit Publik gjerman. Ai përfshin një detyrim të mësimdhënies prej një orë semestrale në javë.

Kriteret

  • Rezltate shumë të mirë të diplomimit (e Masterit, Magjistraturë, Diplomë, ose eksperienca ekuivalente)
  • projekt i pavarur hulumtimi në fushat e interesit së shkollës në fjalë
  • Interes në pyetjet kërkimore ndërdisiplinore dhe ndjeshmëri për perspektivat transnacionale dhe hapësinore
  • njohja e gjuhës gjermane dhe angleze
  • njohja e gjuhës së objektit të studimeve

Bursa

Bursat PhD janë dhënë me një pagë bazë mujore prej 1.365 euro, plus kompesimet e udhëtimit, grantet për shpenzimet materiale, si dhe shpenzimet e kujdesit për fëmijët, në përputhje me udhëzimet DFG kur është e aplikueshme.

Aplikimi

Dokumentet e nevojshme:

  • Propozim për Kërkimin, 4 deri në 6 faqe
  • Plani i punës dhe afatet kohore
  • Letra e motivimit
  • Curriculum Vitae
  • Notat e çertifikatave (kualifikimet pas hyrjes në arsimin e lartë)
  • Abstrakti i tezës së Masterit
  • Listë publikimesh nëse aplikanti disponon
  • Referenca nga dy profesorë të universitetit
  • Të paraqesë regjistrin e aplikimit KËTU. Afati i fundit për aplikim është 20 gusht 2015

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Dr. Caroline Fricke

E-Mail: caroline.fricke@lmu.de

 

Dr. Heidrun Hamersky

E-Mail: heidrun.hamersky@ur.de

 

NJOFTIMI ZYRTAR

Leave a Comment