Thirrje për aplikime: Seminari Balkan SAYS në Slloveni

Afati i aplikimit: 21 Gusht 2015
Pjesmarrësit: studentët ndërkombëtarë dhe profesionistët e rinj
Aktiviteti: 14-17 Tetor 2015, Slloveni
Përshkrimi
Këshilli Euro-Atlantik i Sllovenisë është një shoqatë jo-fitimprurëse dhe jo-qeveritare. Qëllimi është të kontribuojë për një rol aktiv nga ana e Republikës së Sllovenisë për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit demokratik në zonën Euro-Atlantike nëpërmjet NATO-s dhe BE-së. Për të realizuar qëllimin, Këshilli vepron edhe në bashkëpunim me NATO-n, BE-në, institucionet qeveritare sllovene, si dhe me organizatat e tjera partnere, shoqatat dhe institucionet, të tilla si Shoqata Sllovene për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Lëvizja Pan-Europiane, Friedrich Ebert Stiftung, etj.
Balkan SAYS (Security Architecture Youth Seminar)është një seminar ndërkombëtar i orientuar për të rinjtë. Misioni është të lidhë studentët dhe profesionistët e rinj të cilët do të diskutojnë tema të rëndësishme të sigurisë me folës të shquar dhe të kërkojnëpër pikëpamje dhe zgjidhje të reja për çështjet më të ngutshme të rajonit të Ballkanit.
Seminari është hartuar në formën e diskutimeve dhe workshope duke u fokusuar në temat e mëposhtme:
- Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në organizata euro-atlantike;
- Ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi;
- Siguria e energjisë në Ballkanin Perëndimor;
- Kriza e Ukrainës dhe implikimet e saj për sigurinë evropiane.
Kriteret
Organizatorët janë në kërkim të 40 studentëve dhe profesionistëve të rinj me prejardhje të ndryshme profesionale dhe akademike. Balkan SAYS – kërkon studentë, profesionistë të rinj, të cilët janë:
- 20-35 vjeç;
- Shtetas të vendeve anëtare të BE-së apo të NATO-s apo të Partneritetit për Paqe (PFP);
- Me gamë të ndryshme përvoje dhe aftësie, veçanërisht zë fokusuar në sektorin e sigurisë dhe të njohur me temat e seminarit;
- Në gjendje të komunikojnë rrjedhshëm dhe të punojë në gjuhën angleze;
Kostot
Pagesa për pjesëmarrje: 60 EURO.
Pagesa për pjesëmarrje në aktivitet përfshin: 3 netë akomodim në dhoma të përbashkëta dyshe (që me ardhjen më 14 tetor 2015 dhe deri në largimin më 17 tetor 2015), ushqimin, transportin lokal dhe materialet e konferencës.
Ju lutemi të jenë të vetëdijshëm se pagesa për pjesëmarrje është e pakthyeshme. Të gjitha shpenzimet në lidhje me transferimin bankar të pjesmarrjes (tarifave të transferimit) duhet të mbulohen nga aplikuesi.
Rimbursimi i pjesshëm i udhëtimit do të jetë në dispozicion për pjesëmarrësit e zgjedhur pas paraqitjes së faturave të udhëtimit.
Si të aplikoni?
Afati i fundit për aplikim është 21 gusht 2015. Ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit. Pasi procesi i aplikimit të jetë i plotë, pjesëmarrësit e përzgjedhur do të marrin një letër pranimi përmes email-it me detaje të mëtejshme në lidhje me këtë seminar.
Për informacione të mëtejshme, ju lutemi dërgoni një email në adresën Balkan.says@gmail.com.
Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.