Thirrje për aplikime/ Seminar ndër-sektorial

Janë hapur thirrjet për aplikime për pjesëmarrjen në seminarin ndër-sektorial “Ndërtimi i qëndrueshmërisë të të rinjve kundër radikalizimit të dhunshëm”. Seminari do të zhvillohet në Tiranë më 19 – 24 Nëntor.

A jeni i shqetësuar për rrezikun e radikalizimit të dhunshëm dhe rritjen e ekstremizmit të të rinjve me të cilët punoni?A është organizata juaj e përfshirë në mënyrë aktive në krijimin e qëndrueshmërisë të të rinjve?

Ky seminar ka si qëllim reflektimin midis njerëzve që punojnë me të rinjtë dhe që kërkojnë zhvillimin e qasjeve dhe strategjive më efektive për t’iu përgjigjur kësaj sfide.

Shpenzimet e akomodimit gjatë seminarit do të mbulohen nga organizatorët.  Shpenzimet e udhëtimit do të rimbursohen.

Afati i fundit i aplikimit: 9 shtator

Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.

Leave a Comment