Thirrje për aplikime/ Sekretare në Bordin e Girls Scouts of Albania

Vajzat Udhëheqëse të Shqipërisë (VUSH) është një lëvizje vullnetare që i përkushtohet vajzave dhe grave të reja në Shqipëri. Qëllimi i Vajzave Udhëheqese të Shqipërisë është tu sigurojë vajzave dhe grave të reja mundësi për vetë-trajnim për zhvillimin e karakterit, qytetarisë së përgjegjshme dhe shërbim në komunitetin e tyre, si dhe kudo në botë. VUSH synon të jetë kontribut për World Association of Girl Guides and Girl Scouts (WAGGGS) nëpërmjet arritjes së vizionit të përbashkët sipas të cilit të gjitha vajzat vlerësohen dhe veprojnë për të ndryshuar botën. Aktualisht VUSH ka hapur aplikimin për pozicionin e sekretares në Bordin Kombëtar, i cili është një pozicion vullnetar.
Për pozicionin e sekretares mund të aplikojë çdo anëtare aktive e VUSH (lidere ose co-lidere) nën moshën 30 vjeç. Për co-lideret kërkohet një referencë nga liderja e trupës së tyre.
Përgjegjësitë:
– Mban minutat në të gjitha mbledhjet e Bordit Kombëtar;
– Mban minutat në të gjitha takimet e Asamblesë së Përgjithshme;
– Menaxhon korrespondencën, e-malin zyrtar të VUSH dhe kërkesat në mediat sociale;
– Administron arshivën dhe dokumentacionin e organizatës;
– Përkthen dokumenta/korrespondencën sipas kërkesave;
– Poston lajmërime dhe informacione në faqen e VUSH në Facebook dhe gazetën elektronike;
– Ndihmon anëtaret e tjera të Bordit në arritjen e qëllimeve të organizatës.
Kualifikimet dhe Aftësitë Kryesore:
– Të jetë duke kryer ose të ketë mbaruar studimet e larta;
– Njohuri shumë të mira në të shkruar dhe të folur të gjuhës Shqipe dhe Angleze;
– Njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh;
– Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi;
– Njohuri shkëlqyera të Microsoft Office, Internet, dhe Facebook;
– Njohuri të Google Docs;
– Fleksibilitet për t’u angazhuar në mbledhje-fondesh dhe veprimtari.
Për të aplikuar, klikoni në këtë LINK