Thirrje për aplikime/ Programi i granteve rajonale

DATA E SHPALLJES: 22 Tetor 2018

AFATI PËR APLIKIMET: 5 Janar 2019

KONTAKTI: INFO@SWISSCULTURALFUND.AL

Në kuadër të fuqizimit të dialogut ndërkufitar dhe rritjes së mirëkuptimit ndërkulturor përmes arteve në Ballkanin Perëndimor, Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri fton organizatat kulturore lokale dhe rajonale që të paraqesin propozime për hartimin dhe zbatimin e një Programi Art Residence që thekson këtë aspekt.

Misioni i Fondit Kulturor Zviceran është të sjellë së bashku një grup artistësh të talentuar nga formime të ndryshme dhe vende të rajonit dhe t’u ofrojë atyre hapësira, kohë dhe kontekst për të krijuar një art bashkëpunues që synon të eksplorojë dhe kuptojë marrëdhëniet dhe bashkëjetesën pavarësisht nga tensionet politike.
Ju lutemi lexoni me kujdes udhëzimet para se të dorëzoni propozimin tuaj. Udhëzimet gjenden në këtë LINK

Propozimet që nuk plotësojnë të gjitha kriteret dhe kushtet nuk do të merren parasysh. Në rast të paqartësive ju lutemi dërgoni pyetjet tuaja brenda datës 12 Nentor 2018 ora 12:00 tek info@swissculturalfund.al përpara se të dorëzoni propozimin tuaj.

Leave a Comment