Thirrje për aplikime/ Programi i Akademisë së Lidershipit në Shqipëri

Shkolla Shqiptare e Administratës Publike dhe Akademia e Studimeve Politike shpallin thirrjen për aplikime për pjesëmarrjen në “Programi i Akademisë së Lidershipit” (PAL), program i Qendrës së Ekspertizës për Reformat në Qeverisjen Vendore pranë Këshillit të Evropës, me synim rritjen e kapaciteteve drejtuese dhe menaxhuese të drejtuesve të lartë të administratës publike dhe vendore. Kandidatët janë të mirëpritur të ndjekin udhëzimet e mëposhtme për të plotësuar dokumentat e nevojshëm dhe dorëzuar aplikimin e tyre brenda datës 16 shkurt 2018, ora 16.00.
Programi Akademia e Studimeve Politike, një program i Këshillit të Evropës, në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), falë mbështetjes së Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, po zbatojnë një program të dedikuar për rritjen e kapaciteteve drejtuese në administratën publike. “Programi i Akademisë së Lidershipit” (Leadership Academy Programme – http://www.coe.int/en/web/good-governance/lap) është ndërtuar prej vitesh nga Qendra e Ekspertizës për Reformat në Qeverisjen Vendore pranë Këshillit të Evropës dhe është rënë dakord që të akreditohet nga Shkolla Shqiptare e Administrates Publike (ASPA). Programi është i përbërë nga 3 kurse (3 ditore), të shtrira në periudhën shkurt – shtator 2018, të përbëra nga leksione/prezantime, punë në grupe mbi raste studimore, lojra me simulime, diskutime publike, etj. Lektorët e ftuar në trajnim janë ekspertët më të mirë vendas, të certifikuar nga Këshilli i Evropës, dhe janë zgjedhur me kujdes që të ofrojnë një ndërthurje të mirë të aspekteve teorike dhe praktike të temave të programit. Në përfundim me sukses të programit, pjesëmarrësit do të sigurojnë një certifikatë të akredituar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike nën standartet e Këshillit të Evropës.
Profili i pjesëmarrësve
Cikli i parë i Programi i Akademisë së Lidershipit” (PAL) do të synojë të ulë së bashku deri në 25 drejtues vendore të zgjedhur dhe punonjës të lartë drejtues të Njësive të Qeverisjes Vendore, me qëllim rritjen e njohurive dhe aftësive të tyre drejtuese dhe menaxhuese.
Më konkretisht profili i pjesemarrësve do të jetë:
o Kryetarë dhe nënkryetarë të NJQV;
o Drejtues të përgjithshëm të NJQV (drejtorë, sekretarë të përgjithshëm etj);
o Kryetarë dhe nënkryetarë të Këshillave Bashkiakë;
Rekrutimi synon një balancim gjinor të pjesëmarrësve si dhe një përfaqësim të barabartë të minoriteteve etnike dhe fetare nëse ata plotësojnë kriteret e tjera.
Kriteret e pranimit
Kandidati që kërkon të ndjekë programin duhet të sigurojë:
o Një curriculum vitae (CV) të detajuar;
o Një letër motivimi për pjesëmarrjen në këtë program;
Përfshirja në program dhe certifikimi është i kushtëzuar me pjesëmarrjen në të treja kurset, sipas programit më poshtë:
Akomodimi, ushqimi dhe shpenzimet e udhëtimit për pjesëmarrësit do të mbulohen nga organizatorët. Kjo thirrje është shpallur gjithashtu në Platformën Elektronike të Administrates Vendore (EPAV). Aplikimi mund të kryhet nëpërmjet këtij sistemi si dhe në adresën e Akademisë info@asp.al, duke bashkangjitur në email CV dhe letrën tuaj të motivimit. Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 16 shkurt 2018, ora 16:00.
Ju mirëpresim !