Thirrje për aplikime/ Program në Itali

Përshkrimi
Programi Max Weber (MWP) ofron bursa një dhe dy vjeçare në shkenca sociale dhe humane. Programi Max Weber (MWP) është një program postdoktoral për të rinjtë, të cilët dëshirojnë të përparojnë studimet e tyre dhe arritjet akademike.
Programi zhvillohet në Institutin Universitar Evropian në Firence dhe financohet nga Komisioni Evropian.
Kush mund të aplikojë?
Ky program është i hapur për të interesuarit nga e gjithë bota, të cilët kanë mbaruar doktoraturën brenda 5 viteve të fundit. Aplikantët, të cilët sapo kanë përfunduar doktoraturën dhe nuk kanë marrë pjesë në një program postdoktorature më parë, do të kenë avantazh në përzgjedhje.
Përfitimet:
Vlera bazë e bursës është 2,000 euro në muaj. Aplikantët e suksesshëm, të cilët marrin bursa apo paga të tjera duhet ta deklarojnë në Institutin Universitar Evropian. Bursa do të ketë një vlerë më të ulët (minimumi 1,250 euro në muaj) në varësi të shumës së të ardhurave shtesë. Ju mund të aplikoni për të përfituar ndihmë financiare familjare.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar, klikoni në këtë LINK.
Për më shumë informacione rreth programit klikoni në këtë LINK.
Afati i aplikimit: 18 tetor 2018