Thirrje për aplikime/ Praktikë në European Western Balkans

European Western Balkans, një portal rajonal në integrimin evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor, është duke kërkuar për praktikantë.

Studentët dhe të diplomuarit kohët e fundit në shkenca shoqërore, që janë nga një prej shteteve të Ballkanit Perëndimor – Serbia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Shqipëria – inkurajohen të aplikojnë. Përvoja paraprake e punës ose studimeve në gazetari dhe / ose çështje lidhur me BE-në janë të preferueshme, por jo të detyrueshme.

Aftësi të mira në gjuhën angleze janë të detyrueshme, me rrjedhshmëria në më shumë se një gjuhë të Ballkanit Perëndimor (BHS, maqedonse, shqipe) është një avantazh.

Praktika në European Western Balkans është e bazuar në internet, me orë pune shumë fleksibël. Ajo do të zgjasë për 3 muaj, nga 1 qershori deri më 1 shtator 2016, me mundësi vazhdimi më tej. Për fat të keq, European Western Balkans aktualisht nuk është në gjendje të sigurojë kompensim financiar për praktikantët e saj.

Ju lutemi aplikoni duke dërguar Curriculum Vitae tuaj (CV) dhe një letër motivimi prej jo më shumë se 500 fjalësh në adresën internship@europeanwesternbalkans.com. CV-ja dhe letra e motivimit duhet të jenë të shkruara në gjuhën angleze.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është E diel, 15 maj 2016, 23:59 CET.

Thirrjen zyrtare e gjeni në këtë LINK

 

Leave a Comment