Thirrje për aplikime nga SIGAL

THIRRJE PËR APLIKIME
Klubi i Artit dhe Kulturës SIGAL fton të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë dhe eksperiencë në leximet audio, të dorëzojnë materiale audio (material i shkurtër provë) me lexime të librave të ndryshëm artistikë
Kriteret:

  • Materiali duhet të jetë në format elektronik, në CD dhe regjistrim në studio profesionale;
  • Materiali duhet të jenë i lexuar qartë dhe rrjedhshëm në gjuhën shqipe;
  • Së bashku me materialin elektronik, aplikanti duhet të dorëzojë edhe CV-në personale;

Nëse aplikanti nuk ka mundësi regjistrimi profesional, mund të paraqitet pranë zyrave tona për të kryer regjistrimin që do të shërbejë si provë për kualifikim ose jo.
Materialet mund të dërgohen brenda datës 20 tetor 2018, në adresën:
Klubi i Artit dhe i Kulturës SIGAL
marketing@sigal.com.al
Tel: 04 22 333 08

Njoftimi mund të gjendet edhe në këtë LINK

Leave a Comment