Thirrje për aplikime: Master në Trashëgiminë Botërore dhe Projektet Kulturore për Zhvillim

 

Afati i aplikimit: 21 gusht 2015

Përshkrim

Universiteti i Torinos, Universiteti Politeknik i Torinos,(Universiteti i Barcelonës për varjantin spanjoll) dhe Qendra Ndëkombëtare e Trajnimeve të ILO , në bashkëpunim me qendrën botërore të trashëgimisë UNESCO dhe ICCROM është ka publikuar thirrjen për të aplikuar për edicionin e ri të Masterit në “Trashëgiminë Botërore dhe Projektet Kulturore për Zhvillimin “.

  • Programi anglisht do të mbahet në Torino, Itali, në kampusin e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimeve të ILO-s.
  • Programi spanjoll do të mbahet në Barcelonë, Spanjë, në Universitetin e Barcelonës.

Masterat kanë për qëllim në kontribuimin për përmirësimin e menaxhimit të burimeve kulturore përmes përgatitjes së menaxherëve dhe praktikantëve që të jenë sipërmarrës kulturorë dhe promotorë të zhvillimit lokal, të dinë mënyrën e gjenerimit të të ardhurave dhe krijimin e vendeve të punës, pasurimin e ruajtjes tradicionale.

 

Pjesëmarrësit duhet të jenë:

  • Zyrtarë dhe/ose profesionistë në sektorin publik dhe privat, Agjencitë e UN, fondacionet dhe OJF-të;
  • Të diplomuarit së fundmi nga vendet në zhvillim dhe të zhvilluara;
  • Profesionistët e përfshirë në projekte kulturore, ose të interesuar në hartimin dhe menaxhimin e projekteve të veçanta;
  • Njerëzit që punojnë ose që janë të interesuar në projektet e Trashëgimisë Botërore dhe kërkimet lidhur me to.

Kërkesat themelore për pranim janë minimumi përfundimi i tre viteve universitare (BACHELOR), si dhe rrjedhshmëri në anglisht ose spanjisht.

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë ëaktë formularin e aplikimit online dhe t’a dërgojnë atë jo më vonë se afati.

Për më shumë informacion, vizitoni këtë link.

 

Leave a Comment