Thirrje për aplikime/ Forumi Youth Time Global në Barcelonë

Afati: 10 Gusht 2015
E vlefshme për: të rinj nga e gjithë bota me synimin e sjelljes së zgjidhjeve për çështjet më të rëndësishme të të rinjve
Eventi: 28-31 Tetor 2015, Barcelonë, Spanjë
Përshkrimi
Forumi Youth Time Global në Barcelonë do të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të mblidhë së bashku më shumë se 100 pjesëmarrës nga e gjithë bota me qëllim që të paraqesin zgjidhje për çështjet më të përhapura të të rinjve. Tema e ngjarjes vjetore është Epoka e re për Punësim dhe Arsim: Zgjidhje për Ndryshim.
Tema do të jetë e rëndësishme për vendin dhe realitetet aktuale, pasi papunësia në Barcelonë dhe arsimi janë çështje imediate. Programi do të përbëhet, së pari, në workshope, në të cilën pjesëmarrësit do të sfidohen për të ripërcaktuar konceptet e “punësimit” dhe “arsimit”; dhe së dyti, në takime prezantuese të projektit, në të cilin pjesëmarrësit dhe ekspertët do të vlerësojnë propozimet që prezantuesit kanë bërë.
Programi do të përfshijë gjithashtu tryeza të rrumbullakëta me të ftuar të njohur, dhe do të ketë kohë për aktivitete sociale, në të cilin pjesëmarrësit do të eksplorojnë Barcelonën dhe do të kenë një shans për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin.

Ka dy mënyra për të marrë pjesë në këtë ngjarje.
Ju mund të pranoheni si:
• Një prezantues projekti;
• Një pjesmarrës i interesuar.
Si një prezantues projekti, duhet të përgatiteni për të:
• Demonstrojnë përgatitje solide përpara se t’i bashkohen eventit;
• Të pasur një shans për të fituar një grant të konsiderueshëm për të realizuar projektin tuaj;
• Punuar për projekt-propozimin tuaj nën mbikëqyrjen e një eksperti;
• Marrë një platformë për të paraqitur idetë tuaja;
• Patur një mundësi unike për t’u njohur me afërsisht 100 njerëz;
• Patur një eksperiencë të vlefshme pune dhe të mësurit në një qytet të mrekullueshëm si Barcelona
• Dorëzuar projekt-propozimet tuaja para afatit
• Prezantuar projektin tuaj para të gjithë pjesmarrësve, eksertëve dhe gazetarëve në event.
Si një pjesmarrës i interesuar
• Të jeni të frymëzuar nga idetë ambicioze dhe njohuritë që do të ndahen nga të ftuarit tanë;
• Keni një mundësi unike për t’u njohur me afërsisht 100 njerëz;
• Eksperiencë të vlefshme pune dhe të mësurit në një qytet të mrekullueshëm si Barcelona
Nëse dëshironi të merrni pjesë si një pjesmarrës, ju lutemi të gjeni më shumë informacion këtu.
Kostot

Programi, ushqimi dhe akomodimi do të mbulohet nga Youth Time. Ju lutemi merrni në konsideratë që duhet të paguani shpenzimet tuaja personale të udhëtimit, plus një tarifë aplikimi.

Si një prezantues projekti duhet të prisni që:
• Pas ftesës paguani një tarifë aplikimi prej 50 Euro. Vetëm pasi të bëhet pagesa, projekti juaj do të merret në konsideratë
• Dorëzoni projekt-propozimet para afatit
• Prezantoni projektin tuaj para të gjithë pjesmarrësve, ekspertëve dhe gazetarëve në event
si një pjesmarrës i interesuar duhet të prisni që:
• Pas ftesës të paguani një tarifë hyrje prej 100 Euro. Vetëm pas pagesës, pjesmarrja juaj do të garantohet
• Të vlerësoni të gjitha projektet që do të prezantohen para jush gjatë eventit dhe të votoni për një fitues;
• Të merrni pjesë në të gjitha workshopet që ofrohen nga programi

Si të aplikoni?
Afati i aplikimit është 10 Gusht 2015 deri në orën 9:00 a.m CET.
Aplikimet duhet të përshijnë:
• Formën e aplikimit për “Prezantues Projekti” ose “Pjesmarrës i interesuar”, që mund t’a gjeni këtu
• CV (maksimumi 2 faqe)
• Video motivuese– përgjigjuni 3 pyetjeve të mëposhtme:
a. Çfarë bën YT sipas jush?
b. Si e lidhni atë që YT bën?
c. Cilat janë sfidat më të mëdhaja të të rinjve sipas jush në ditët e sotme?
Dërgoni aplikimin tuaj, CV dhe videon motivuese me email në globalforum@youth-time.org

Leave a Comment