Thirrje për aplikime/ Festivali i Ideve Rinore 2016

Konkursi “Idetë Inovative të të Rinjve” ka si qëllim të nxisë nxënësit, mësuesit, prindërit dhe komunitetin përrreth shkollës, të japin idetë dhe kontributet e tyre inovative lidhur me aktivitetet, iniciativat, politikat dhe strategjitë që mund të ndërmerren nga ana e shkollës për ta shndërruar atë në një qendër të vertetë zhvillimi për komunitetin.

Duke dashur të nxisë gjithëpërfshirjen e të rinjve dhe komunitetit në dhënien e ideve dhe kontributit të tyre në transformimin e shkollës në qendër komunitare konkursi synon mbledhjen e ideve novatore të të rinjve në një apo disa prej fushave të mëmposhtme:

1. Klubi i të Rinjve Sipërmarrës:
Ide që promovojnë sipërmarrjen konkuruese dhe novatore

2. Klubi Inovacionit:
Ide inovative që përmirësojnë jetën e përditshme

3. Klubi i Kreativitetit:
Ide që promovojnë qytetin nën moton “Qyteti Im” në forma dhe mjete kreative

4. Klubi Rinisë Aktive:
Ide që promovojnë aktivizimin rinor në sensibilizim publik, të drejtat e njeriut, kohezionit social, etj.

5. Klubi Sportit dhe Rekreacionit:
Ide që promovojnë qytetin miqësor përmes promovimit të një stili jetese të shëndetshëm.

6. Klubi i nxënësve Konkurrues:
Ide dhe projekte konkurruese të nxënësve në kuadrin e lëndëve fizikë, matematikë, kimi, biologji, etj

Për t’u bërë pjesë e “Konkursit të Ideve Rinore 2016”, duhet të plotësoni formularin të cilin e gjeni në këtë link: http://konkursi.educity.al/

Shkarkoni formularin duke klikuar (SIPAS FORMULARIT) ose duke klikuar direkt në adresen ( http://konkursi.educity.al/…/04/Formular_Konkursi-i-Ideve.d…)

Pasi të keni plotësuar të gjitha fushat, ju duhet të dergoni formularin tuaj në adresën e email: secretariat@youthact.al

Leave a Comment