Thirrje për aplikime/ Festivali i Filmit “Greenmotions” në Gjermani

Përshkrimi

Festivali i Filmit “Greenmotions” është një thirrje me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin tek njerëzit rreth të menduarit e qëndrueshëm! Ai do të zhvillohet në Kommunales Kino im Alten Wiehre Bahnhof në Freiburg (Gjermani) nga 11 nëntor deri më 13 nëntor 2016.

A e keni prodhuar një film pozitiv, konstruktiv ose të orientuar drejt një zgjidhje në lidhje me çështjet e qëndrueshmërisë apo të mjedisit? Do t’ ju pëlqente që të tregonit punën tuaj në një audiencë të përkushtuar dhe të bëni thirrje njerëzve për veprim? Qëndrueshmëria dhe mjedisi janë temat kryesore të festivalit. Dokumentarë frymëzues dhe filma artistikë do të shfaqen në fundjavë gjatë festivalit së bashku me filmat më të mirë të shkurtër të konkiursit ndërkombëtar për filmat e shkurtër.

Ka dy kategori kryesore për filmat pjesëmarrës në festival: filma të shkurtër dhe filma të gjatë. Gjithashtu do të ketë një çmim special që do të jepet për filmat me temë për refugjatët.

Kriteret

Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë ata që kanë interes rreth bërjes së filmave në fushën e animacionit, dokumentarë, dramë, filma eksperimental apo artistik dhe edhe të tjera.

Çmimet

  • Çmimet janë me vlerë deri në 2,500 Euro;
  • Një juri e përbërë nga ekspertë do të vendosë për filmat më të mirë të shkurtër;
  • Festivali mund të marrë në konsideratë krijimin e kategorive për aplikimet për filmat e shkurtër;
  • Publiku do të vendosë për çmimet që do i jepen filmave me metrazh të gjatë

Si të aplikoni?

Ju duhet të plotësoni formularin online ose të Aplikoni përmes reelport

Informacion më të detajuar për filmat tuaj mund t’i gjeni në thirrjen zyrtare duke klikuar në këtë LINK

Informacione të tjera rreth konkursit mund t’i gjeni në faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK

Afati i aplikimit: 31 Gusht 2016

Leave a Comment