Thirrje për aplikime/ Ekspozita – Tifozët Gjermanë të Shqipërisë

Për herë të parë në Shqipëri dhe jo vetëm organizata gjermano – shqiptare “I choose to change the world” hap thirrje për pjesëmarrjen në ekspozitën më të veçantë të zhvilluar ndonjëherë “Tifozët Gjermanë Shqiptarë”. Një ekspozitë që do të zhvillohet në kuadër të javës gjermane në muajin tetor nga data 7 – 15 tetor 2015. Kjo ekzpozitë do jetë pjesë e programit të javës Gjermane që organizata ku do të jenë të përfshirë takime dhe aktivitete nga më të ndryshme si në edukimin, kulturën dhe jetën gjermane në Shqipëri.

Ekspozita “Tifozët Gjermanë Shqiptarë” do të realizohet nëpërmjet fotove të dërguara nga tifozët gjermanë që jetojnë në Shqipëri të cilën kanë në thelb tifozërinë shqiptare për skuadrën gjermane (jo ekipet e Bundesligës). Fotot më të bukura do të përzgjedhen dhe do të shfaqen në ekspozitë e cila do të ketë gjithashtu një program të veçantë të pregatitur posaçërisht për këtë event. Janë të ftuar të gjithë tifozët gjermanë të dërgojnë fotot e tyre në adresën e emailit e mëposhtme duke iu përmbajtur kritereve të shkruar ndryshe nuk do të pranohen.

Aplikimet mbyllen më datë 20 shtator dhe të përzgjedhurit do të njoftohen më datë 22 shtator kush ëstë i përzgjedhur për të qenë pjesë e ekspozitës e cila do të pasqyrohet në media dhe gazeta të ndryshme. Për të qenë pjesë e ekspozitës duhet të plotësosh të dhënat e mëposhtme dhe ti dërgosh në adresën e emailt: tifozetgjermane256@gmail.com. Mund të dërgoni vetëm një fotografi e cila duhet të jetë e shoqëruar me një histori të shkurtër se si jeni bërë tifoz gjerman (jo më shumë se një faqe).

Emër:
Mbiemër:
Datëlindja:
Nr kontakti:
Historia e shkurtër se si jeni bërë tifoz gjerman:
Çmenduria më e madhe që keni bërë për Gjermaninë:
Pse mendoni që jeni tifozi më i mirë që ekziston:

Ekspozita do të shoqërohet gjithashtu me konkurse në formë kuitzesh në lidhje me futbollin gjerman si dhe takime të ndryshme. Do të jetë e mbushur me surpriza të mëdha.

Bëhuni dhe ju pjesë e kësaj ekspozite unike në llojin e saj.

KUJDES: Të gjitha të përzgjedhurit duhet të jenë ta pranishëm në ekspozitë dhe nëse nuk i plotësojnë të dhënat e kërkuara nuk mund të bëhet pjesë e saj.
APLIKIMET MBYLLEN MË 20 SHTATOR ORA 24:00

Leave a Comment