Thirrje për aplikime/ 21 praktika në Kryeministri

Kryeministria kërkon 21 praktikantë, të cilët duhet të jenë të profilit studimor:

  • Ekonomi
  • Financë
  • Administrim Biznesi
  • Drejtësi
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare
  • IT
  • Shkenca Politike
  • Shkenca Ekzakte
  • Shkenca Shoqërore
  • Inxhinieri Urbanistike
  • E Drejtë Europiane / Studime Europiane
  • Matematikë / Statistikë.

Nëse keni përfunduar studimet e ciklit të parë, (bachelor), jeni duke studiuar apo keni përfunduar studimet e ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lartpërmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni.

Rreth programit

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shpall thirrjen e dytë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera, Publike.

Në këtë program ftohen të aplikojnë të të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor.

Nëse jeni duke studiuar apo keni përfunduar studimet e ciklit të parë në një nga profilet studimore të lart përmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni. Kandidatët duhet të tregojnë interes në punën e sektorit publik dhe të kenë aftësi shumë të mira analitike dhe komunikimi

Kujdes: duhet të keni përfunduar minimalisht studimet e ciklit të parë ‘Bachelor’.

Ky program do të zgjasë 3 muaj dhe është pa pagesë.

 Për të aplikuar klikoni në këtë LINK

Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike nga institucionet përkatëse.

Vëmendje: do të lajmërohen vetëm fituesit.

Afati i aplikimit: 1 Qershor 2016

Për të tjera detaje,lidhur me Programin e Praktikës, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK

Leave a Comment