Thirrje për aplikim/ Trajnim nga RIAS

Ftojme te gjithe te rinjte nga mosha 16- 25 te aplikojne per trajnimin “Rini Aktive- Rini e gjelber”.

Ky trajnim do realizohet pergjate muajve Korrik-Shtator, ne Tirane, me nje total prej 10 workshopesh.

Te interesuarit te dergojne prane organizatarias@outlook.com, CV-ne e tyre dhe nje leter motivimi.

Temat e workshopeve do te jene si me poshte:Workshop 1 – Të rinjtë digjitalë;
Workshop 2 – Roli i të rinjve për një mjedis më të pastër e më të gjelbër;
Workshop 3 – Monitorimi i cilësisë së ajrit, skenare të limitimit të qarkullimit rrugor;
Workshop 4 – Higjiena e territorit;
Workshop 5 – Tutela e peizazhit, gjelbërimit urban dhe ekstraurban;
Workshop 6 – Lëndët e rrezikshme dhe politikat e bonifikimit;
Workshop 7 – Ekoturizmi dhe zhvillimi i qendrueshëm;
Workshop 8 – Rinia & Mjedisi / Europa;
Workshop 9 – Biodiversiteti dhe sfidat e sotshme;
Workshop 10 – A është projekti yt i qendrueshëm?

RIAS, përmes këtij projekt synon të shprehë nevojën emergjente që lidhet me edukimin e rinisë në lidhje me cështjet mjedisore.

Ky projekt mbeshtetet nga Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile (AMSHC)

Leave a Comment