Thirrje për aplikim/ Trajnim nga Junior Achievement Albania

Junior Achievement Albania është duke kërkuar 25 të rinj të motivuar të moshës 18-23 vjeçare për të qenë pjesë e kampit të parë të debatit në Shqipëri, “Debati për ekonominë”.
Debati për ekonominë është një program i ri, unik dhe emocionues nga Junior Achievement Albania. Përmes një sërë trajnimesh dhe laboratorësh debati, programi do të përqëndrohet në zhvillimin e aftësive të lidershipit dhe debatit, duke inkurajuar mendimin kritik, zhvillimin e hulumtimit, argumentimit dhe aftësitë bindëse me fokus të veçantë në politikat ekonomike.
Trajnimet do të zhvillohen nga mesi i korrikut deri në tetor 2018. Pjesëmarrja është pa pagesë.
Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë letrat e tyre të motivimit në adresën: info@junior-albania.org deri më 4 korrik.