Thirrje për aplikim projekti

UNESCO Prize for Girls’ and Women’s Education
Barazia gjinore në arsim është një e drejtë themelore dhe një parakusht për të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse. Pikërisht me këtë frymë çmimi i UNESCO-s për edukimin e vajzave dhe grave nderon kontributet e jashtëzakonshme dhe inovative të bëra nga individë, institucione dhe organizata për të avancuar në shkollimin e vajzave dhe grave.
Ky çmim i UNESCO-s është unik në prezantimin e projekteve të suksesshme që përmirësojnë dhe promovojnë perspektivat arsimore të vajzave dhe grave dhe, nga ana tjetër, cilësinë e jetës së tyre.
Financuar nga Qeveria e Kinës, çmimi është dhënë çdo vit dhe konsiston në vlerën e 50.000 USD.
Projekti do të vlerësohet në bazë të këtyre kritereve të përzgjedhjes:
- Ndikimi
- Risitë
- Qëndrueshmëria
Për më tepër informacion mbi kriteret e përzgjedhjes, vizitoni faqet:
https://en.unesco.org/themes/women-s-and-girls-education/prize/nomination/criteria
Afati i dorëzimit të projektit: 7 Maj 2018
Adresa e dorëzimit: unesco.al@mfa.gov.al