Thirrje për aplikim (Programi MBSDr 2)

Si pjesë e PACINNO – Platformës për Bashkëpunim Ndër – Akademik të Inovacionit – një projekt ndërkombëtar i financuar nga IPA Adriatik Programit për Bashkëpunim, Programi mbi Zhvillimin e Aftësive Menaxheriale dhe Sipërmarrëse të Studiuesve (MBSDr) është një program trajnimi intensiv ndërkombëtar, i cili synon profesionistë të kërkim zhvillimit nga të gjitha fushat. Më saktësisht, programi MBSDr ka prioritet (1) kërkues të cilët janë të punësuar nga institucionet publike kërkimore (institute dhe universitete) dhe (2) menaxherë të kërkim zhvillimit të punësuar në kompanitë e teknologjisë së lartë. Profili i tyre tipik profesional është ai i një drejtuesi të kërkimit shkencor, ose një menaxheri të projekteve të kërkimit, të cilët përballen gjithnjë me funksione menaxheriale dhe të biznesit brenda organizatave të tyre përkatëse.
Qëllimi kryesor i programit MBSDr është të zhvillojë aftësitë menaxhuese dhe sipërmarrëse të profesionistëve të kërkim zhvillimit si individë, dhe si pasojë të përmirësojë funksionimin e ekipeve dhe të organizatave të tyre. Pjesëmarrja është e kufizuar për individët e kualifikuar nga secili vend pjesëmarrës (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia). Në total, 24 top-profesionistë nga Rajoni i Adriatikut do të marrin pjesë në programin MBSDr dhe kanë mundësi për të ndarë një përvojë ndërkombëtare dhe ndërkulturore (shih më poshtë për procedurat e aplikimit, kriteret e pranimit dhe përzgjedhjes).
Përshkrimi i kursit dhe informacione praktike
Programi është i ndarë në dy blloqe të workshopeve: Mjedisi i biznesit (bllok 1), dhe Zhvillimi i aftësive menaxhuese (bllok 2). Çdo bllok do të përbëhet nga disa kurse të cilat do të zhvillohen në një hapësirë prej 5 ditësh. Kurset do të udhëhiqen nga pedagogë me ekspertizë ndërkombëtare në fushën e menaxhimit, leadershipit, inovacionit, dhe kreativitetit. Për një përshkrim më të hollësishëm të kurseve referojuni broshurës së programit ose mund të shihni www.pacinno.eu dhe http://vp.pacinno.eu.
Programi MBSDr do të zhvillohet në Luginën Vipava, në Slloveni, në Tetor 2015 (bllok 1), dhe Nëntor 2015 (bllok 2). Pjesëmarrja e personave të përzgjedhur, shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit do të mbulohen nga Projekti Pacinno.
Procedurat e aplikimit, pranimet dhe kriteret e përzgjedhjes
Programi është i hapur për çdo studiues / sipërmarrës kompanie, universiteti, institucione kërkimore të cilat janë në zonën e pranueshme të IPA Adriatik:
Për Shqipërinë qytetet e pranuara janë: Fier, Durrës, Lezhё, Shkodër, Tiranё, dhe Vlorё.
Për të aplikuar, kandidatët duhet të dërgojnë CV-të e tyre (në anglisht) dhe një letër të motivimit, duke detajuar motivet për të aplikuar mbi programin MBSDr, drejtuar personave të kontaktit të vendit:
Për Shqipërinë person kontakti është :
Bruna Niçka, Universiteti i Tiranës nickabruna@gmail.com
Afati i fundit për aplikim është data 10 Shtator 2015. Kandidatët do të njoftohen brenda muajit Shtator 2015 rreth pranimit të tyre.
Regjistrimet do të menaxhohen në nivel vendi. Aplikimet do të vlerësohen në bazë të kritereve të shënuara më poshtë:
gradë pasuniversitare (master dhe / ose PhD) – deri në 20 pikë
Përvoja e punës: pozita e tanishme e punës, përvoja e mëparshme e punës, puna e mëparshme kërkimore (artikuj, publikime) dhe publikimet profesionale, puna aktuale dhe / ose të mëparshme në kuadër të projekteve kombëtare dhe / ose ndërkombëtare – deri në 50 pikë.
Motivimet siç përshkruhet në letrën e motivimit – deri në 30 pikë.
Pacinno është i angazhuar për barazinë gjinore dhe aplikimet nga femrat studiuese të kualifikuara janë të inkurajuara.
Për më shumë informacion mbi programin, ju lutemi kontaktoni Sabina Bogilović sabina.bogilovic@cobik.si. Informacione të mëtejshme janë gjithashtu në dispozicion në www.pacinno.eu dhe http://vp.pacinno.eu.