Thirrje për aplikim për pjesëmarrje

Workshop: “NJERIU I RI NË MATERIALET FILMIKE TË DIKTATURËS (1958-1990)”, 30 mars‒11 maj 2018.
IDMC fton të gjithë të rinjtë e interesuar në analizën e personazheve të filmave të diktaturës të bëhen pjesë e workshop-eve për filmat. Qëllimi i këtyre workshop-eve është të paraqesë tek të rinjtë ndërtimin e periudhës komuniste në filmat e prodhuar në shqip, në vitet 1958-1990, për të kuptuar më mirë jetën në komunizëm dhe ideologjinë komuniste. Propaganda komuniste ndikonte në jetën e njeriut përmes të gjitha kanaleve të mundshme dhe për të rinjtë është e rëndësishme të kuptojnë sesi u krijuan stereotipet dhe si mund të ishte jeta e tyre po të kishin lindur dhe jetuar në diktaturë.
Secili workshop zgjat 2 orë, 16:00–18:00, dhe do të ketë në fokus një temë të veçantë diskutimi, si më poshtë:
HEROI
Data: 30 mars
Vendi: Hotel Opera, Tiranë
TJETRI/ARMIKU
Data: 27 prill
Vendi: Vila Alba, Tiranë
GRUAJA – MODEL/SHEMBULL
Data: 4 maj
Vendi: Vila Alba, Tiranë
TË RINJTË
Data: 11 Maj
Vendi: Vila Alba, Tiranë
Të interesuarit të dërgojnë email me subjektin “Filmat_data/datat e workshopit” që duan të ndjekin” në office@idmc.al:
CV
Letër të shkurtër motivimi, ku ndër të tjera të përcaktojnë se cilin takim duan të ndjekin.
** Afati i aplikimeve është 25 mars për workshop-in e datës 30 mars dhe 15 prill për workshopet e tjera.
Për më shume rreth trajneres dhe kriterve të aplikimit shiko:https://idmc.al/thirrje-per-aplikime.html