Thirrje për aplikim për grante

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit “Shoqëri civile shqiptare për një Mjedis Evropian (ACHIEVE)” hap raundin e dytë të thirrjeve për aplikim për grante për Organizatat e Shoqërisë Civile Mjedisore në Shqipëri. Qëllimi i këtyre granteve është të OJF të ndryshme në nivel vendor përmes kësaj mbështetje financiare në nivel lokal të monitorojnë politikat dhe çështjeve të zbatimit dhe forcimit të tyre për këto tematika (cilësia e ajrit, mbrojtja e natyrës, menaxhimi i mbetjeve dhe legjislacioni horizontal). Këto grante janë të drejtuara drejt Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (të vetme ose në bashkëpunim me njëra-tjetrën).

Për kërkesat dhe kushtet e aplikimit vizitoni faqen e REC Shqipëri: http://albania.rec.org/…/thirrja_e_dyte_per_aplikim_per_gra…

Në këtë thirrje aplikimet do të jenë në gjuhën shqipe (përveç pjeses së përshkrimit të projektit në Shtojcën A, që do të jetë në shqip dhe anglisht).

Afati i dorëzimit të projekt-propozimeve është: 25 mars 2016, ora 17.00. Projekt propozimet duhet të paraqiten, në origjinal, në zyrën e REC Shqipëri brenda datës së caktuar.

Projekti ACHIEVE “Shoqëri civile shqiptare për një Mjedis Evropian” mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Për më shumë informacion lidhur me këtë program mund të kontaktoni me zyrën e REC Shqipëri:

Rr. Ismail Qemali, Nr. 27, Kutia postare 127, Tiranë, Shqipëri
E-mail: RKapedani@rec.org
Tel/faks: +355 4 223-2928;
Internet: http://albania.rec.org/

COMMENTS

  • <cite class="fn">ALKET</cite>

    ju pergezoj per punen dhe nismen tuaj dhe kam shume deshire te kemi nje kordinim pune dhe bashkepunim nese jepet mundesia dhe te nje aplikimi te nje fondi grant une qe ju shkruaj jam Drejtor General i Byrose Qendrore Investigimit ne Tirane me adres websit http://www.centre-atm.com aty keni dhe shume ceshtje te ambjeteve ku duhen hetuar dhe rezoltuar per pune dhe mbeshtetje me respekte ALKET FURXHIU

Leave a Comment