Thirrje për Aplikim/ Kurs Trajnimi falas

Kurs Trajnimi mbi Kujdesin Alternativ organizuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale/ Departamenti i Punës Sociale dhe Save the Children në Shqipëri
Save the Children në kuadër të projektit “ Mbështetje për Sistemin e Mbrojtjes së Fëmijëve” 2016 -2018 në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale/ Departamenti i Punës Sociale ka kënaqësinë të prezantojë “Kursin e Trajnimit mbi Kujdesin Alternativ” për profesionistët që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe kanë interes të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e kujdesit alternativ për fëmijët pa kujdes prindëror në Shqipëri. Janë të ftuar të aplikojne, përfaqësues nga autoritetet lokale /sektorë të shërbimeve sociale, organizata të shoqërisë civile që punojnë në fushë, fakultete private dhe publike në Tiranë dhe rrethe/departamente të shkencave sociale. Afati i aplikimit është data 20 mars 2018.
Në përfundim të ciklit të Kursit të Trajnimit do të pajiseni me Dëshmi të pjesëmarrjes dhe ndjekjes me sukses të Moduleve të programit të kujdestarisë alternative. Regjistrimi dhe pjesëmarrja është pa pagesë. Për të gjithë pjesëmarrësit do të sigurohet baza materiale e nevojshme gjatë aktivitetit, e për ata me vendbanim jashtë Tirane, do tu sigurohet qëndrimi dhe transporti për ndjekjen 2 ditore të trajnimit.
Për më shumë info mbi formën e aplikimit dhe detaje të tjera të organizimit ju lutem dërgoni një email në adresën: info.albania@savethechildren.org