Shpenzimet e mbuluara/Thirrje për aplikime, Kongresi për të rinjtë në Strazburg, Francë

Kush mund të aplikojë: Të rinjtë që i përkasin moshës 16-30 vjeç që vijnë nga shtetet anëtare të Këshillit të Europës

Eventi: 22 – 24 Mars dhe 18-20 Tetor 2016 në Strazburg, Francë

Përshkrimi

Në sajë të një bashkëpunimi të ngushtë me Fondacionin Rinor Evropian dhe Departamentit të Rinisë në Këshillin e Evropës, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës është duke ftuar një numër të rinjsh për të marrë pjesë aktivisht në sesionet e tij të 30 dhe 31-të.

C:\Users\hunting\AppData\Local\Temp\38725_42.jpgÇfarë është Kongresi dhe çfarë pëfshin pjesëmarrja në seancat e tij? Roli primar i Kongresit është që të promovojë demokracinë lokale dhe rajonale, përmirësimin e qeverisjes vendore dhe rajonale dhe forcimin e vetëqeverisjes autoriteteve. Ai mblidhet në sesione dy herë në vit.

Qëllimi i këtij takimi është që të përfshijë të rinjtë të marrin pjesë aktivisht në sesionet e tij të 30 dhe 31-të të Kongresit, në bashkëpunim me Departamentin e Rinisë në Këshillin e Evropës, synon të krijojë një hapësirë për dialog mes delegatëve të rinj të zgjedhur dhe përfaqësuesve local dhe rajonal të zgjedhur dhe për t’i mundësuar të rinjve që të shprehin pikëpamjet e tyre mbi çështjet duke u debatuar.

Afati i aplikimit: 5 Shkurt 2016

Kriteret

  • Të jeni rezidentë të një vendi anëtar të Këshillit të Evropës për minimum 5 vite (Shqipëria është anëtare);
  • Të jeni anëtar të një këshilli rinor lokal/rajonal ose parlament; ose këshill lokal/rajonal ose asamble ose ekzekutiv, ose një përfaqësues i një OJF-je rinore, ose një structure me udhëheqje rinore, ose të përfshirë në punën me të rinjtë, ose përfaqësues i zgjedhur local ose rajonal;
  • Të flisni rrjedhshëm anglisht;
  • Aplikantët duhet të dërgojnë një video të shkurtër, për shembull përmes YouTube, maksimumi 30 sekonda, ku të mbështesin aplikimin e tyre. Linku i videos duhet të dërgohet së bashku me aplikimin;
  • Të paraqisni eksperiencën dhe motivimin tuaj (në jo më shumë se 200 fjalë për secilën: përgjigjet e gjata nuk do të merren parasysh).

Kostot

Shpenzimet e udhëtimit dhe ‘jetesës’ për delegatët e rinj do të mbulohen nga Kongesi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale dhe Fondacioni i të Rinjve Evropianë sipas rregullave të Këshilli të Evropës.

Akomodimi do të ofrohet dhe paguhet nga organizatorët.

Si të aplikoni?

Forma e aplikimit është në dispozicion në faqen zyrtare. Aplikimet e përfunduara duhet të dërgohen në adresën: congress.youth@coe.int.

Afati për aplikimin është 5 Shkurti 2016.

Për më shumë informacione, lidhur me procedurat e aplikimit dhe Kongresit, ju lutemi referojuni faqes zyrtare duke klikuar në këtë LINK.

 

Leave a Comment