Thirrje për Aplikim – Atelie Restaurimi 2018

Restaurim i Kishës së Shën Sergjit dhe Bakut dhe Konservim i trashëgimisë kulturore, Himarë 9-22 Shtator 2018. Qendra Historike Himarë.
Kjo thirrje hapet për 4 pjesëmarrës (vullnetarë) nga Shqipëria në Atelienë e Restaurimit_2018. Atelieja e Restaurimit është konceptuar si punë konkrete konservuese / restauruese në zbatim të projektit të restaurimit të Kishës së Shën Sergjit dhe Bakut, Himarë. Punimet që do të realizohen gjatë kësaj Atelieje do të përqendrohen në naos – restaurimi i çatisë dhe konsolidimi i muraturës. Projekti parashikon angazhimin konkret dhe fizik të pjesëmarrësve në realizimin e punimeve konservuese / restauruese nën drejtimin e stafit të specializuar të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Vlorë duke patur dhe angazhimin e mjeshtrave (karpentier dhe muratorë) të DRKK Gjirokastër dhe Berat për realizimin e punimeve.
Atelieja e Restaurimit do të zhvillohet në Qendrën Historike Himarë, Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut në periudhën 9-22 Shtator 2018. Gjuha e komunikimit gjatë Ateliesë së Restaurimit do të jetë gjuha Angleze. Ky projekt organizohet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, GIZ Shqipëri, European Heritage Volunteers me mbështetjen e Bashkisë Himarë.
Do të jenë gjithsej 14 pjesëmarrës, nga të cilët 10 nga vende të ndryshme të Evropës dhe 4 nga Shqipëria.
Për të aplikuar plotësoni formularin e aplikimit .
Për më shumë informacione kliko KËTU .